Basha takim me aleatët, Shehi: Nuk heqim dorë nga protestat

12:10 | 15/05/2019

Lulzim Basha ka mbledhur sot disa nga forumet e PD si dhe është takuar me aleatet e tij, për të diskutuar mbi vijimin e aksionit opozitar. Vendimi do të merret nga Kryesia e PD, që mblidhet pasdite në orën 17.00

E hëna e gjeti selinë blu plot. Në fillim erdhën aleatët. Më pas kreu i demokratëve Lulzim Basha priti edhe krerët e degëve të partisë, krerët e bashkive të djathta, për ta përmbyllur turin e takimeve me forumet partiake me atë më të lartë, mbledhjen e kryesisë dhe grupit të ish-deputetëve që pritet të zyrtarizojë edhe datën e protestës së ardhshme të opozitës.

Mënyra e vijimit të aksionit opozitar, pika e vetme e rendit të ditës e diskutuar nga opozita e bashkuar.

 “36 bashki janë pa kandidat alternativ. Që tani kanë rënë moralisht zgjedhjet, këto po mundohen ti falsifikojnë, i kanë spostuar komisionet do nxjerrin kandidatët të sajuar këto ditë. Po ju lajmërojnë se ka filluar manipulimi zgjedhor, zgjedhjet kanë rënë moralisht dhe praktikisht në njëfarë mënyre dhe me letra. Por edhe sikur këta ti mbushin plot letrat, ne nuk do lejojmë që të ketë zgjedhje në 30 Qershor, me të gjithë aksionin e mundshëm i opozitar. Nga denoncimi i fakteve dhe manipulimeve s’ka nevojë ti bëjmë dhe ne se po i bëjnë ndërkombëtarët, po i bën gazeta më e madhe europiane “Bild”. Nga kjo pikëpamje moral për zgjedhje nuk ka. Nuk do heqim dorë nga takimet me ndërkombëtarët, as me mediat, as me rininë e qyteteve dhe intelektualët, por aksi kryesor është protesta e rrugës dhe do e vazhdojmë deri kur të mbërritur një zgjidhje që ne e konsiderojmë finale, pozitive për Shqipërinë. Që një ditë këtu të bëhen zgjedhje siç bëhen në të gjithë botën. Nuk ka zgjedhje me në krye Edi Ramën, këtë diskutuam sot. Ky qytet mund të prodhojë protesta përditë, por ne do i analizojmë dhe do marrim atë që është pjesa më e mirë e protestës dhe ne po protestojmë se shkelen rregullat e lojës për vite me radhë”.

Duket se bllokimi i akseve kryesore, e përdorur si strategji proteste nga opozita në javët e fundit, nuk do të zbatohet këtë të enjte, për të përqendruar organizimin në atë që pritet të jetë protesta e gjashtë kombëtare e opozitës në tre muaj aksion./ABC News Albania 24/7


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono