Basha: Sot shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të Edi Ramës

09:41 | 04/04/2018

Ka reaguar kreu i opozitës, Lulzim Basha, pas situatës së krijuar në Gjykatën e Tiranës mes deputetëve të Partisë Demorkatike dhe forcave blu jashtë ambienteve, ku po mbahet gjyqi për 23 të ndaluarit pas protestës së Rrugës së Kombit.

“Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës”, shkruan kreu i demokratëve në Facebook.

“Shqiptarët po kuptojnë se policia, prokuroria dhe drejtësia politike janë në duart e grupit kriminal që ka kapur të gjitha pushtetet në vend” , vijon ai.

“Kriminelët dhe mafia mbrohet, kurse populli trajtohet sikur të ishte kriminel”, përfundon kreu i opozitës Basha./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono