Basha: Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet e anëtarësimit

14:12 | 12/06/2018

Kryeopozitari Lulzim Basha mbështeti deklaratën e numri dy të partisë së kancelares Merkel se Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Basha tha se largimi Ramës, Tahirit dhe Xhafajt janë kushti kryesor që duhet të plotësohet për integrimin europian të vendit.

“Strategjia e Edi Ramës, përmes krijimit të një fasade të rremë që gjërat në Shqipëri shkojnë mire, ka dështuar. Fasada ka rënë. Qeveria është lakuriq para botës. 

Deklarata e kryedemokratit Lulzim Basha vjen nje ditë pas asaj të numrit 2 të qeverisë së Angela Merkel, i cili për Lulzim Bashën mesazhin e dha të qartë.

Peshqit e mëdhenj janë të paprekur, në rrjetë kanë rënë vetëm peshq të vegjël.  Tahiri është peshk i madh. Çështja e tij është një pengesë reale për hapjen e negociatave.  Fatmir Xhafaj është në konflikt interesi dhe vazhdimi i tij në detyrë bie ndesh me standardet europiane të sundimit të ligjit, rrjedhimisht dhe mos largimi i tij është pengesë për hapjen e negociatave”.

Mesazhi i Dr. Johann David Ëadephul, Zv. Kryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU ne Bundestag, përgjegjës për politikën e jashtme, të sigurisë dhe Këshillin e Europës, dhe Kreu i Grupit te Punës për Ballkanin Perëndimor i përcjellë përmes një interviste televizive, për Lulzim Bashën ndan edhe zgjedhjet që Shqipëria mund të bëjë 2 javë nga vendimi i vendeve anëtare të BE-së për hapjen apo jo të negociatave me Shqipërinë.

“Nëse duam Europën, Samir Tahiri duhet të jetë aty ku e kanë vendin trafikantët dhe pushtetarët e lidhur me trafikantët. Nëse duam Europën Fatmir Xhafaj duhet të largohet. Nëse duam Europën, duhet të bëjmë reformë zgjedhore dhe të ndalim njëherë e përgjithmonë shitblerjen e votës dhe manipulimin e zgjedhjeve”.

Kjo vërteton edhe njëherë për selinë blu se Edi rama, Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj janë sot pengesat kryesore të integrimit në Europën së cilës shqiptarët duan t’i bëjnë pjesë./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono