Basha: Riqarkullimi i xhelatëve në institucionet e drejtësisë duhet të marrë fund

13:20 | 12/02/2019

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar kampin e Tepelenës i shoqëruar nga të mbijetuar të cilët tregojnë historitë e kohës. Histori dhe dëshmi të cilat duhen kthyer në monumente kujtese për të mos rënë në përsëritje të historisë.

Tregim në vetën e parë.

“Kampi i Tepelenës është kriju në 49.  Ministria e brendshme pati një strategji, internimet e veriut në jug dhe jugun në veri, në Krujë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi kampin e internimit të Tepelenës, i shoqëruar nga disa të mbijetuar të internimit në një nga kampet më famëkeqe të diktaturës.

“Parlamenti i 91 e quajti burg por njerëzit nuk gjetën dokumentat në ministri të brendhsme, u ngrit komiteti trepalësh, që njihte vitet e internimit. Në 2007 qeveria e Berishës dëmshpërblimi me CASH, por kanë mbet jashtë dëmshpërblimit, sepse koha nuk premtoi që të zbatohej. Kanë marrë 70 vetë dëmshpërblim nga 3000 veta”.

Jo thjeshtë burgim, thekson Basha por krim kundër njerëzimit është situata e dëshmuar nga kush pjesë të fëmijërisë e kaloi në kushte ç’njerëzore.

“Nga pikëpamja ligjore ky është krim kundër njerëzimit, sepse, në qoftë se 1 në 3 humbën jetën për shkak të kushteve qëllimisht shfarosëse, çnjerëzore, atëherë këtu bëhet fjalë për kamp shfarosjeje”.

Dëshmi jo për t’u shfarosur, por për t’u kujtuar sipas kryeopozitarit Basha, pasi vetëm ashtu populli nuk është i dënuar të ri-përsërisë historinë e tij.

“Ne duhet ta kthejmë këtë në monument kujtese.  Sot ne ballafaqohemi me mungesën e vetëdijes dhe të kujtesës. Riqarkullohen emra xhelatësh në institucionet e drejtësisë e në institucionet e shtetit dhe vazhdojnë flasin ata për drejtësi të standardeve evropiane, apo janë bashkëhartues të legjislacionit të Shqipërisë të vitit 2019”.

Lideri i opozitës vuri në dukje gatishmërinë e PD për të ndërmarrë nisma parlamentare dhe publike për dënimin e krimeve të komunizmit. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono