Basha-Ramës: Ndal dhunën ndaj studentëve, vendi rrezikon konflikt civil

14:16 | 12/01/2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp i bëri thirrje kryeministrit të vendit, Edi Rama, që të ndalë dhunën policore ndaj studentëve sepse vendi rrezikon konfliktin civil.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se urdhëroi policinë të dhunonte studentët e ngujuar në auditoret e fakulteteve. Basha u shpreh se vendi rrezikon të shkojë drejt konfliktit civil dhe përgjegjës për këtë ai bëri Ramën që ndalon protestën paqësore të studentëve.

Falangat kriminale të policisë private dhe policisë së shtetit nën shërbimin ne një urdhri kriminal të një njeriu që ka humbur tërësisht aryen dhe legjiitimitetin ndaj shqiptarëve të një të marri, i cili ka urdhëruar dhunimin e studentëve dhe protestës së tyre të ligjshme. Dua t’ia them fare qartë sot Edi Ramës. Ndal menjëherë represionin ndaj studentëve të ngujuar në protestën e tyre të ligjshme në ambientet universitare. Ndal menjëherë dhunën psikike dhe fizike ndaj tyre. Jepi fund bllokimit të futjes së ushqimit dhe ujit në ambientet universitare ku po zhvillohet një protestë dinjitoze europiane. Çdo shtyrje e mëtejshme në këtë drejtim do të shtyjë vendin drejt një konflikti civil me pasoja të paparashikueshme”, u shpreh kreu i PD-së.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi nisjen e hetimit për administratorin Skerdi Dafin që kërkoi policinë që të lirojë auditorët nga studentët që po protestonin paqësisht.

“Unë ftoj prokurorinë të nisë pa asnjë vonesë hetimet, në radhë të parë për Skerdi Dafën, militantin e PS-së, ish-drejtorin e Postës dhe Tatimeve në Elbasan, i cili në shkelje totale të ligjit ka kërkuar praninë e policisë, duke shkelur ligjin dhe duke marrë kompetenca që nuk i takojnë, që i takojnë me ligj vetëm titullarit të institucionit, rektorit”, tha Basha.

Kreu i demokratëve tha se Partia Demokratike dhe opozita janë në mbështetje të protestës së studentëve./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono