Basha-Ramës: Ke kohë deri në 15 shkurt për zgjidhje politike

16:02 | 12/02/2019

Nga Pogradeci ku është ndalur në turin e takimeve me qytetarë, kryetari i PD i ka bërë thirrjen e fortë kryeministrit Rama, që të largohet deri më 15 shkurt. Në të kundërt tha Basha, më 16 shkurt qytetarët do të marrin në dorë fatet e tyre.

Turin e takimeve me qytetarët kryeopozitari Lulzim Basha e vijoi në Pogradec. Pas bashkëbisedimit me pogradecarët, Basha i ftoi ata të protestojnë krah tij më 16 shkurt për një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Në qytetin e Pogradecit, kryetari i opozitës Lulzim Basha takoi qytetarët për t’i ftuar në protestën e 16 shkurtit në Tiranë. Por përpara, kryeopozitari dëgjoi shqetësimet e tyre me në thelb varfërinë dhe pamundësinë për të jetuar edhe përmes punës.

Nga qyteti që drejtohet nga forca politike që ai drejton, Basha një përgjigje ja dha sfidës së kryeministrit për marrjen e kësaj bashkie në zgjedhjet e qershorit dhe një ftesë çdo qytetari të ndershëm.

“Meqë këtu nga Pogradeci hodhi sfidën se do ta marrë Bashkinë e Pogradecit, por i ke bërë hesapet me Niçen, i ke bërë hesapet me krimin, s’i ke bërë hesapet me popullin.

I janë verbuar sytë: “Do marr këtë, do marr atë”

Tani nga Pogradeci dua t’ia them shkoqur dhe qartë: Nuk je kryeministri i shqiptarëve, je kryehadjut, je kryetrafikant.

Deri të premten me 15 shkurt, ke kohë të hapësh rrugën dhe të japësh zgjidhje politike.

Me 16 shkurt, populli do të trajtojë si kryeqen, si kryehajdut, si kryetrafikant”.

/abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono