Basha: Qeveria që do dalë nga zgjedhjet e lira, hap negociatat me BE

10:20 | 10/07/201910:200

Lulzim Basha shprehet i vendosur për të vazhduar betejën e nisur për rrëzimin e qeverisë. Në një postim në Facebook, Basha thotë se qeveria e re që do të dalë nga zgjedhjet e ndershme, do të japë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Sipas kryedemokratit, ekonomia e lirë dhe konkurrenca e ndershme do të nxjerrin vendin nga varfëria.

Lulzim Basha: Shumica absolute e shqiptarëve të vendosur dhe mendjendarë në betejën për largimin e Edi Ramës dhe regjimit të tij, duhet ta dijë se Partia Demokratike, opozita e bashkuar e ka dëgjuar dhe do ti prijë aspiratës tuaj për ndryshim. Ky ndryshim nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë çështje fjalësh, por veprash dhe garancish.

Së bashku ne do ta kthejmë këtë mazhorancë absolute të refuzimit të regjimit, mazhorancën absolute “Rama ik”, në mazhorancën kombëtare të ndryshimit të madh për çdo shqiptar.

Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët.

Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negociatat me Bashkimin Europian, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit.

Rruga e përparimit, kërkon një ekonomi të lirë dhe konkurencë të ndershme. Lufta kundër monopolove, lufta kundër klientelizmit, lufta kundër kapjes së ekonomisë, lufta kundër varfërisë do të jetë sfida jonë më e vështirë.

Shqipëria ka aq shumë pasuri dhe mundësi natyrore, sa shqiptarët mund të jetojnë të gjithë në kamje. Ata duan vetëm lirinë, vetëm konkurencën e ndershme, që të prodhojnë dhe krijojnë me mundin dhe aftësinë e tyre.

Ne do t’i hapim tregjet. Do të garantojmë konkurencën e lirë. Do të krijojmë një mjedis, ku të lulëzojë sipërmarrja private. Liria ekonomike do të sjellë punë. Liria ekonomike do të sjellë mirëqenie.

Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono