Basha: Propozoj djegien e mandateve

14:46 | 17/02/201914:461

E kishte paralajmëruar si fazën e fundit të përshkallëzimit të sezonit të protestave opozitare, e duket se kjo pamje i ka dhënë kreut të demokratëve zemër.

“Unë jam sot këtu per t’ju thënë me përgjegjësi të plotë se e kam lexuar vullnetin tuaj. Ndaj, kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta vendimmarrëse të PD-së djegien e mandateve parlamentare, në mbështetje të  qëllimit dhe aspiratës që ju dje dëshmuat se është mbarëkombëtare, europiane dhe e pandalshme: Mbrojtjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Shqipërinë si gjithë Europa”!

Atë që deri dje nuk e shihte zgjidhje, sot kryedemokrati e  dëshmon si rrugën e vetme drejt Europës.

“Me zgjedhje të lira e të ndershme, me një qeveri që u shërben qytetarëve, me gaz helmues iu përgjigjën luleve dhe civilizimit tuaj europian”.  

Ndaj edhe paralelen e heq me të.

“Gjermanët, francezët, britanikët, italianët, amerikanët nuk pranojnë kurrë t’i qeverisë dikush që është kapur duke blerë votat e tyre, bashkë me krimin. Për fat të mirë, prej 16 Shkurtit, këtë nuk e pranojnë më as shqiptarët”!

Masiviteti dhe vendosmëria e protestës që për Bashën, i vuri vulën europiane reagimit të popullit shqiptar më 16 Shkurt dhe dha një mesazh të fortë, sipas tij.

“Edi Rama nuk pranoi ta dëgjojë këtë mesazh, mesazhin e sovranit të bashkuar si asnjëherë më parë në protestën e djeshme. Qytetarët kërkojnë zgjidhje, kërkojnë rrugëdalje, kërkojnë ndryshim”.

Përkundër qëndron Partia Demokratike, thekson Basha.

“Mbështetja juaj, e dëshmuar dje, mori përmasat e një referendumi për zgjidhjen politike, të ofruar nga opozita. Duke ju falenderuar per besimin e demonstruar dje,ju siguroj se e unë e kam dëgjuar dhe kuptuar shumë qartë mesazhin tuaj me pjesëmarrjen dhe bashkimin ne protesten më të madhe që ka patur ndonjëherë vendi. Mesazhi juaj është i qartë: Kështu nuk vazhdohet më!  Kupa është mbushur dhe është derdhur. Thika ka shkuar në palcë dhe koha e fjalëve ka mbaruar”.

Demokratët, pas ezaurimit të çdo rruge ligjore, institucionale, politike nuk do të vijojnë të jenë fasada e një parlamenti të dështuar përfundoi Lulzim Basha./abcnews.al

Një koment

  • tironsi/gjermani

    17/02/2019 at 21:52

    Hapat e metejshem qe priten per shqiperine te hidhen ne qershor jane te mundshem per BE vetem me vendet qe konsiderohen si demokraci te qendrueshme.
    Ky term: – Demokraci e Qendrueshme – i dedikohet nje vendi demokratik qe ploteson disa kushte te parapara e te paracaktuara qe mund ti lexoje kushdo qe interesohet per kete. Por une mendoj se dy jane kushtet qe Shqiperine e penalizojne sot me se shumti.
    1.- Pagat minimale te uleta (ketu edhe mund te mbyllet nje sy)
    2.- Kalimi i pushtetit ne dy legjislatura ne qetesi e me zgjedhje te cilesuara korekte. Ky eshte edhe kushti me forte per mendimin tim per ju. Siq ihet qarte eshte kaq e veshtire qe pozita e opozita Shqiptare te gjejne rrugen e perbashket te bashkepunimit per interesat madhore te vendit. Kjo eshte nje deshmi e pakontestueshme e nje disfate psiqike e klases politike shqiptare e pare kjo ne variantin me dashamires.
    Nuk dua te formuloj rastin kur deshtimi i ketij kushti promovohet me qellim nga dikush per qellime anti kombetare.
    Nese duhet te largohet kjo qeveri nga pushteti mendoj se ka menyra te bollshme e rruge shume me cilesore per ta bere ate ne rrethana te pranueshme sic ndodh vazhdimisht ne shume vende te EU. Mendoj se braktisja e mandateve, braktisja e parlamentit apo dhuna e ushtruar atje eshte shume e demshme per te ardhmen e Shqiptarise.
    Kur flas per te ardhmen e Shqiptarise nuk e kam fjalen per dikur pa kufi kohor por te ardhmen e afert.
    Mendoni sikur te filloni numurimin nga e para ju duhen te pakten me shume fat edhe 8- vjet te tjera. Ups…..

    Reply

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono