Basha: Po shkatërrohen prova që lidhin “Bajrajt” me zyrtarë të lartë

13:48 | 12/01/2019

“Po shkatërrohen provat që lidhin “Bajrajt” me zyrtarë të lartë të shtetit dhe politikanë socialistë”.

Është kjo deklarata e kryedemokratit Basha, i cili mbajti një konferencë për shtyp këtë të shtunë në selinë blu. Ai u shpreh se po ndodh e njëjta gjë si me dosjen e Habilajve, dosjen 339 dhe atë të Dibrës.

“Një tjetër çështje që ka kaluar pa vëmendje është në raportimin se në hetimin e Bajrajve është konstatuar përpjekja për të shkatërruar provat që e lidhin këtë grup me zyrtarë të lartë shtetërorë dhe politikanë të lartë socialistë. Kjo tregon se si është gremisur drejtësia shqiptare që kur Edi Rama ka kapur prokurorinë dhe që po mundohet të fshehë tre raste kryesore të shitblerjes së votës. Atë për 20 milionë eurove të dojeve “Habilaj”, dosja “339” ku ka dalë si maja e ajsbergut Vangjush Dako në bashkëpunim me grupin Avdylaj dhe dosjen e Dibrës me Damian Gjiknurin dhe hierarkë të lartë të PS janë lidhur me shitblerjen e votës në zgjedhjet e vitit 2016 dhe tashmë dhe aferën e grupit kriminal “Bajraj” që është kontaktuar, kontraktuar nga politikanë të lartë socialistë, sëfundmi në zgjedhjet e 2017-s”, u shpreh Basha.

Kreu i Partisë Demokratike bëri thirrje për hetim të thelluar ndaj këtyre dosjeve sepse në të kundërt do të çojë në përballje civile.

“Nëse në këto hetime të regjistruara zyrtarisht me prova të bëra tashmë publike nga media dhe prokuroria të dosjes 339 nuk do të ketë përparim domethënës, nëse këta zyrtarë të lartë socialistë, duke përfshirë Vangjush Dakon, Damian Gjknurin, nuk do vendosen para drejtësisë për shitblerje të votës me bandat kriminale do të ketë pasoja të parikuperueshme në përballjen midis qytetarëve opozitës dhe qeverinë që është e provuar që ka ardhur në pushtet me paratë e krimit  fuqinë e bandave dhe kriminelëve.

Ora po troket në minutat e saj të fundit mbi veprimin dhe mosveprimin e drejtësisë dhe atyre pak prokurorëve kurajozë të thjeshtë e të ndershëm nuk varet më thjeshtë zbatimi i ligjit, por vetë paqja sociale në vend. Abuzimi i të drejtave qytetarë, mosveprimi i ligjit, ndëshkimi i të pafajshmëve dhe mbrojtja e kriminelevë do të çojë në një përballje civile dhe marrjen e fatit të qytetarëve në duart e tyre. Ne si opozitë, PD dhe unë kemi bërë gjithçka që këto probleme kaq të rënda të drejtësisë me efekte kaq të tmerrshme në gjendjen e qytetarëve, të gjejnë një zgjidhje përmes rrugëve institucionale, por nuk do të qëndrojmë duarkryq, aq të lejojmë politikanët e korruptuar të Edi Ramës të vazhdojnë në këtë gënjeshtër”, u shpreh Basha./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono