Basha për kryebashkiakët e djathtë: Janë legjitimë

20:51 | 10/07/201920:510

Për herë të parë Lulzim Basha flet për pozicionin e kryebashkiakëve të opozitës pas 30 Qershorit. Gjatë një takimi informal me strukturat partiake në Mallakastër, sipas zyrës së shtypit të PD, Basha ka thënë se kryebashkiakët e opozitës mbeten legjitimë deri në një proces të rregullt zgjedhor.

“Bashkia Mallakastër ka një kryetar legjitim. Ai është Agron Kapllanaj derisa të ketë një proces të rregullt zgjedhor, ku përsëri do të konfirmohet si kryetar Agron Kapllanaj”, ka thënë Basha.

Takimi në Mallakastër është pjesë e turit të diskutimeve të Bashës me strukturat e PD mbi zhvillimet e pritshme politike pas 30 Qershorit, që sipas kreut të PD vulosi fatin e qeverisë Rama.

“30 Qershori është një masakër elektorale e provuar në sytë e secilit. Përgjegjës kryesor për këtë krim është Edi Rama”, ka thënë Basha, sipas të cilit, Rama provoi se nuk bën dot zgjedhje edhe kur kandidon me veten./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono