Basha: Rendi dhe sigura kanë rënë, shkak lidhja e krimit me qeverinë

14:16 | 10/04/2019

Dëshmi të devizës së aksionit të tij opozitar se shteti ka rënë, sheh ngjarjet e fundit në vend.

“Dy ngjarje në një hark kohor prej më pak se 12 orësh janë dëshmi se shteti ka rënë. Se sot Shqipëria nuk ka rend publik dhe siguri. Se policia është kthyer në një bandë që për pushtetin ilegjitim të marrë me krimin i ka lënë dorë të lirë krimit dhe po dhunon në mënyrë shtazarake qytetarët”.

Përplasja e policisë me banorët e bregut të lumit, gjatë aksionit të prishjes së shtëpive në funksion të ndërtimit të bulevardit të ri, si dhe vjedhja në aeroportin e Rinasit tregon sipas Bashës funksionin e ri të Policisë së Shtetit.

Policia po përdoret për vetem një qëllim: luftën ndaj popullit, luftën kundër njerëzve të pafajshëm që mbrojnë shtëpitë e tyre, në këto dy muaj është përdorur gaz helmues më shumë se në të gjithë historinë e Shqipërisë.

Në orën 5 e 30 të mëngjesit policia hyri nëpër banesa dhe hodhi gaz lotsjellës brenda shtëpive ku ishin të pranishëm edhe të mitur nga mosha 3 vjeç e sipër.

Ndërkohë nuk ka asnjë përpjekje për të luftuar krimin. I vetmi aktivitet kundër krimit është: policia shkoi në vendin e ngjarjes Kur në Rinas, që është zona me sigurinë më të lartë në vend kryehet grabitje me armë e avionit të linjës ndërkombëtare në mes të ditës. Cdokush e kupton se në cfare niveli është policia, se në çfarë niveli është katandisur rendi dhe siguria”.

Për të ilustruar, liston shifra.

“Nga përplasja mes banorëve në mbrojtje të shtëpive të tyre 3 qytetare përfunduan në spital ndërmjet të cilëve një 76 vjeçar me çarje në kokë që u operua, një grua me thyerje këmbe dhe një tjetër grua me fraktura.

10 qytetarë u shoqëruan në polici të gjitha gra dhe 4 prej të cilave minorene dhe një fëmijë 5 vjeç.

Që nga protesta e 16 shkurtit janë shoqëruar 114 protestues dhe janë arrestuar 52”.

Kjo ndodh kur Shqipëria është kthyer në qendër të krimit ndërkombëtar, si rezultat direct i paktit mes krimit dhe qeverisë ilegjitime të ardhur në pushtet prej tij, deklaroi Basha duke i përsëritur ftesën qytetarëve për t’ju bashkuar protestës së 13 Prillit në orën 6 pasdite.

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono