Basha: Nuk ka zgjidhje politike pa largimin e Ramës

19:19 | 28/05/201919:190

Gjatë një takimi me mbështetës në Elbasan, Lulzim Basha tha se nuk do ketë asnjë pazar me kryeministrin, ndërsa kur të vijë në pushtet do anulojë çdo vendim të parlamentit të sotëm, që e konsideron ilegjitim.

Lulzim Basha hedh poshtë zërat për një qeveri të përbashkët me Ramën. Gjatë një takimi me mbështetës në Elbasan, kreu i PD-së tha se nuk mund të ketë zgjidhje politike e as zgjedhje të lira pa largimin e Ramës.

“Çdo ditë që kalon e bën më të madh bashkimin tonë, e bën më të thekur bindjen tonë se nuk ka zgjidhje politike pa largimin e Edi Ramës, pa largimin e bandës që ka marrë peng vendin. Me siguri i keni dëgjuar thashethemet që përhapin. Minjtë e ndjejnë ankthin, e ndjejnë frikën, kanë filluar të përhapin versionet e daljes nga kriza: qeveri e përbashkët Basha-Rama. Ndaj, le ta them qartë dhe prerë:  Pazar në kurriz të qytetarëve, kurrë, kurrë, kurrë. Asnjëherë”, u shpreh Basha.

Duke e konsideruar parlamentin ilegjitim, Basha tha se çdo vendim i marrë prej tij do anulohet kur të djathtët të vijnë në pushtet.

“E patë lajmin e fundit që u botuar nga BIRN, 216 kontrata sekrete, qindra milionë euro, që jua marrin ju, para që vidhen e shpërdorohen. Të gjithë e dinë se Rama erdhi në pushtet me krimin. Këtu në Elbasan krimi diktoi mandatet e deputetëve në Kuvendkrimit, nuk janë deputetë të Elbasanit, por të bandave të drogës”, tha Basha.

Basha i ftoi të gjithë të bashkohen të dielën në orën 19:00 për protestën kombëtare në Tiranë e të vazhdojnë rezistencën deri në largimin e kryeministrit Rama./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono