Basha nga Berati: Vendi s’po qeveriset, po sundohet nga një bandë

15:00 | 19/01/2018

Banditët e kanë vendin në burg e jo në qeveri. Është kjo akuza që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i drejton kryeministrit Edi Rama. Nga Berati ku ndodhej në një takim me elektoratin, kreu demokrat ka deklaruar se vendi nuk po qeveriset por po drejtohet nga një bandë.

Qyetarët janë të fundit në listën e punëve të kryemnistrit sipas kryetari të Partisë Demokratike. Këtë deklaratë e bazon në përballjen që kreu I qeverisë pati me problemin një mësueseje të sëmurë me kancer.

“Nuk gjeti kurajon t’i thoshte se përse ka 400 milionë lek fond për makina luksi dhe s’ka lek për të blerë ilaçet e sëmurëve me kancer. Përse nuk paguhen 50 milionë Euro taksa, nga ARMO në një vit dhe nga ana tjetër u thotë 1200 kryefamiljarëve, 1200 naftëtarëve; “Dilni në asistencë sociale”. Është fare e thjeshtë. Nuk ndjen asnjë përgjegjësi për asnjë shqiptar. Kjo nuk është më qeveri. Kjo është një bandë.”
Shprehet i bindur edhe për destinacionin e taksave të shqiptarëve që sipas Lulzim Bashës shkojnë në xhepin e Edi Ramës dhe klientëve të tij.
“140 milionë, 90 do t’ua japë 3 vetave, 50 ia ka dhënë Besos dhe do ta ndajë ai me Beson. Edi Rama, 3 oligarkë dhe Beso. 5 veta, 140 milionë Euro.”
Zgjidhja është vetëm një për kryetarin democrat. Protesta.
“Ne shkojmë atje më nje objektiv të qartë. Banditët në burg dhe jo në qeveri, sepse vendi nuk po qeveriset, por po sundohet nga një bandë. Le t’i themi rinisë së Beratit në rradhë të parë dhe çdo qytetari e çdo qytetareje të Beratit, se largimi nuk është alternativë, se alternativa e vetme dhe hapësira e vetme është hapësira e lirisë për t’u shprehur dhe për t’u dëgjuar më 27 janar./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono