Basha në Washington: NATO sot më e rëndësishme se kurrë


19:45 | 12/07/2018

Kryetari i PD Lulzim Basha ndodhet në Uashington, i ftuar në një event të institutit Hudson, mbi sfidat e NATO-s. Përballë një audience me kongresmenë, senatorë dhe drejtues të administratës, Basha foli për pritshmëritë dhe rënëdësinë e ndikimit të NATO-s edhe në Ballkanin Perëndimor.

“Vij nga një rajon që ka qënë më shumë në luftë se paqe me vetveten. Ndaj nga perspektiva jonë çdo diskutim mbi bashkëpunimin trans-atlantik duhet të ballafaqohet me disa fakte të rëndësishme. Sipas meje, ekzistojnë kërcënime të dukshme që e bëjnë NATO-n sot më të domosdoshme se kurrë.

E para ekzistojnë kërcënime ushtarake në dyërt tona dhe kjo u vërtetua me agresionin rus në gjeorgji, që unë do e konsideroja si pikënisje por edhe aneksimi i Krimesë.

Vendet baltike por edhe ato ballkanike kanë një nevojë kritike ekzistenciale për mbrojtjen e NATO-s.

Vlerat tona po kërcënohen nga ndërhyrje jo-ushtarake dhe une mendoj se NATO mund të luaj një rol tepër të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve, si terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm

Besoj se NATO është kotribuues i rëndësishëm për demokracinë, institutet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe tregun e lirë.

Sa i përket kësaj të fundit, ka nevojë të balancohet fuqia në rritje e ndërhyrjeve ekonomike e vendeve jo-perëndimore që luftojnë për dominim politik dhe ekoomik në në vende si shqipëria. Ashtu si ju e thatë ka një rivalitet lindje-perëndim për influencë politico-fetare dhe penetrim ekonomik.

Besoj se NATO mund dhe duhet të bëj balancën në këtë rajon.

Në ballkan besoj se NATO ka një mundësi ta adresojë problemin tek burimi. Ne jemi anëtar, mali i zi është anëtar, maqedonia sapo mori ftesën dhe Kosova do të bashohet nëse i jepet shansi dhe kjo i jep një pozicion unik NATOs dhe sidomos në konfliktet etnike, ekstremizmin fetar, krimin e organizuar dhe kapjen e shtetit.

Mënyra më e mirë e përkushtimit ndaj kësaj është kontributi me fonde që përmirsojnë infrastrukturën e saj dhe jam i lumtur që kemi këtë lajmin nga brukseli për shifrën 2% të Prodhimit të Brendshëm bruto, pavarësisht mënyrës si u morr vendimi.

Çdo hapësirë e lejuar në vendet ballkanike do mbushet nga liderë dhe forca jo aq demokratike që nuk kërkojnë stabilitet dhe paqe dhe forca të tilla mund të jenë shtete aktore , organizata kriminale apo rrjete terroriste.

Çdo para e kursyer nga investimi në NATO, çon në dobësimin e saj, gjë që sjell  destabilizim dhe probleme. Ri-sjellja në stabilitet do të kushtnte shumë më shumë sesa investimi fillestar, ndaj kursimi në investim nuk do ishte diçka e zgjuar.

Gjithashtu lidhjet e forta, qëndrimet e unifikuar me SHBA-të dhe aleatët europian janë të domosdoshme. Mbase për vendet e mëdha jo, por për vende si Shqipëria kjo është një gje shumë e rëndësishme. Ndaj ripërkushtimi ndaj të njëjtit qëndrim të unifikuar është po aq i rëndësishëm sa financimi dhe forcimi i  NATO-s. Ajo që shpresoj është se debati i nisur në samitin e 11 korrikut do çojë në ndryshime të rëndësisihme sepse janë të domosdoshme”.



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono