Basha në Vlorë: Fund qeverisë që punon për 4-5 njerëz 

14:29 | 10/02/2019

Ftesën këtë herë e kishte për vlonjatët. Kryetari i Partisë Demokratike iu kërkoi t’i bashkohen në Tiranë më 16-Shkurt kur do të zhvillohet dhe protesta e opozitës së bashkuar.

 “Zëri juaj më 16 Shkurt është vullneti i sovranit. Nuk e them thjesht si kryetari i opozitës por kam ardhur tua them si vlera e Europës ku duam të shkojmë. Më 16 shkurt t’i japim fund këtij grushti shtetit. Duhet të merrni në dorë fatet tuaja. Kjo është ftesa që kam për ju, për çdo vlonjate e vlonjat, për socialistët e tradhtuar dhe të poshtëruar. Pritshmëritë e Europës janë tek i vetmi faktor që mund të sjellë ndryshimin dhe ky faktor jeni ju. A ja vlen të luftoni për fëmijët tuaj? A ja vlen të luftoni për rininë shqiptare? Atëherë mblidhni forcat për t’i dhënë goditjen finale këtij pushteti. Do ketë vetëm një rezultat, Shqipëria e çliruar”.

Basha përsëriti se kjo qeveri ka ardhur në pushtet me parate e krimit e nuk mendon për qyetarët.

 “A mund të mendojë për qytetarët, për investitorët një qeveri që ka ardhur në pushtet me paratë e krimit. Gjëja e fundit që të shkon në mendje janë hallet e njerëezve. Ardhja në pushtet e Edi Ramës është faktuar tashmë dhe nga Zëri i Amerikës si një grusht shteti. Ky sistem i kalbur duhet përmbysur. Rruga jonë drejt Europës do të mbetet e bllokuar, ne duhet ta çelim rrugën drejt Europës”.

Basha iu tha qyetarëve se Partia Demokratike ka një program për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike ku ndodhet, por për këtë ka nevojë për ndihmën e tyre pasi sipas tij sistemi politik ka rënë./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono



TE FUNDIT