Basha në protestë: Nuk kërkoj pushtet për vete, jam me ju dhe për ju

11:07 | 26/05/2018

“Jemi mbledhur për dritën e së vërtetës, për dritën e jetës, për diellin tonë që lind në perëndim, për atë dritë që na u mohua në gjysmë shekulli komunizëm, për atë dritë që na u mohua për 3 dekada tranzicion, për atë dritë që e kanë mbuluar retë e zeza të krimit e drogës. Por kur është më errët njeriu kërkon më shumë dritë. Sot më shumë se kurrë sytë tanë kërkojnë dritë, dritën që vjen nga perëndimi”. Duke kujtuar fjalët e rilindasit Naim Frashëri, kreu demokrat nisi fjalimin e tij para protestuesve pasi u këndua himni kombëtar.

E nisi me rilindasin që kërkonte dritën, por Rilindja e sotme, për Bashën  nuk është tjetër veçse një projekt kriminal, që vrau shpresën e shqiptarëve, të cilën nuk ua vrau dot as komunizmi.

“Kohë më parë popullit iu premtuan vende pune, por të vetmet vende pune janë ato të fushave të drogës, iu premtua mirëqënie, por e vetmja mirëqënie është luksi i shfrenuar për vete e miqtë e saj. Kohë më para iu premtua drejtësi, por e vetmja drejtësi është mbrojtja e krimit.

Ndaj sot shqiptarët duan vetëm të largohen në vitet 90 shqiptarët u turrën drejt botës për të prekur perëndimin, kurse sot kanë frikë të jetojnë në vendin e tyre. Shpresën që nuk e vrau dot komunizmi e vrau Rilindja.  Rilindja është projekt antikombëtar dhe i marrëzisë së një individi, përçmues i atdheut të tij. Etja për pushtet, mungesa e dashurisë për njerëzit e vendit e futi Rilindjen në rrugën e shkatërrimit të kombit, krimit e drogës, borxhe e prapambetje ekonomike. Rilindja u ngrit mbi aleancën me krimin për para vita dhe forcë, mbi zëvendësimin e shtetit të së drejtës me sundimin arrogant e të korruptuar. Rilindja ishte që në ngjizje nje projekt kriminal. Ndaj që ditën e parë rilindja plaçkiti atdheun, vandalizoi demokracinë”.

Sipas tij kjo rilindje ka ndërtuar sistem kriminal e politik, që nuk buron nga politika, po nga pazaret, jo nga vota, por nga paraja, jo nga vetëdija qytetare, por nga mashtrimi e gënjeshtra qeveritare.

“Ka ndërtuar sistem kriminal e politik, që nuk buron nga politika po nga pazaret, jo nga vota por nga paraja, jo nga vetëdija qytetare, por nga mashtrmi e genjeshtra qeveritare.

Gjithçka që fitohet me të jane mbahet duke thelluar të keqen, prandaj ministrat e brendshëm janë të lidhur me krimin e drogën se ky pushtet që i ka rrënjët te krimi e droga. Sot nuk duhet të ketë më ansjë iluzion se kjo qeveri do të çlirohet nga krimi”.

Basha apeloi që e vetmja zgjidhje është largimi i kësaj qeverie.

“Sot duhet të jetë e qartë se ka vetëm një rrugë që është largimi i kësaj qeverie.

Në këto 30 vite udhëtimi ynë politik ka qenë plot ulje e ngritje, kemi kaluar nga entuziasmi për ndryshim tek ripërtëritja e së keqes, sot nuk kërkojmë thjesht ndryshimin e qeverisë, po ndarjen e politikës nga krimi korrupsioni e keqja, kërkojmë sot një qeveri që punon për njerzit e të ardhmen e tyre. Pushtetin e bën të mirë vetëm frika nga populli”.

Liri e drejtësia ishin kryefjala e fjalës  së kreut demokrat para protestueve të mbledhur në këtë shesh.

“Jemi mbledhur me qindra mijëra në këtë shesh për të treguar se jemi europianë dhe besojmë te liria, te demokracia, besojmë te shteti i së drejtës si europianë, protestojmë për liri, demokraci, liri e drejtësi me dinjitein e forcën e njerëzve të lirë”- theksoi Basha.

Lulzim Basha ishte folësi i vetëm i protestës së sotme të opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ne nuk kërkojmë vetëm largimin e qeverisë, ka thënë Basha, por edhe ndarjen e politikës nga krimi e korrupsioni.

“Përpjekja jonë është beteja mes së mirës e së keqes, mes njerezve që duan drejtësi, siguri e rend dhe alencës së pushtetit me krimin, problemet që ka Shqipëria nuk është problemi opozitë-qeveri, por mungesa e demokracisdë, rënia e shtetit të së drejtës, është shteti i kapur nga krimi e korrupsioni. Sot nga ky shesh i mbushur si kurrë më parë ne dëshmojmë se ne nuk e pranojmë autokracinë, korrupsionin, se nuk mbyllim sytë para krimit e drogës, ne sot dëshmojmë se demokracinë mund ta garantojnë vetëm njerëzit e lirë dhe jo autokratët e korruptuar”.

Duke u bërë bashkë me protestuesit, para protestuesve kreu demokrat tha së nuk kërkon pushtet për veten e tij, por për t’u dhënë kurajo që të ngrihen për të luftuar krimin në politikë, kundër kësaj qeverie.

“Të mjera janë vendet kur populli ka frikë qeverinë. Ndryshimi fillon kur populli nuk i zë besë pushtetit. Pushteti abuzohet kur pushtetarët nuk japin llogari, kur njerëzit nuk ngrihen në këmbë për të drejtat e tyre. Ne duhet të çlirohemi nga përpjekja për të gjetur udhëheqes të mëdhenj, Shqipëria ka nevojë për udhëheqes normale që punojnë e respektojnë njerëzit,  që sillen si europiane dhe nëse nuk sillen të tille duhet t’i ndërrojnë pa pritur që e keqja të bëhet mal. Arma më e fortë e demokracisë është qytetari i lirë me votë në dorë, por kemi nevojë te fuqia jonë, energjia jonë, të besojmë se ne mund ta mbajmë Shqipërinë. Sa të fuqishëm jemi kur bëhemi bahskë me qindra mijëra, me dhjetra mijëra . Ne kemi luftuar krimin në politikë, kemi luftuar drogën e trafiqet, kapjen e shtetit medias e ekonomisë.

Unë e ju kemi provuar çdo gje talljen, mashtrimin,  braktisjen e vetmine. Por Zoti dhe e vërtëta na dhanë kurajon të vazhdojmë. Dhe ja ku jemi sot bashkë.  Unë nuk jam këtu për të qenë mbi ju, nuk kërkoj pushtet për vete po për t’u dhënë kurajo për të qenë një nga ju dhe bashkë me ju.

Tani batica po ngrihet përsëri, ky është momenti ynë, kjo është vala që po ngriihet e po ngrihet dhe të lëshohemi mbi të drejt së ardhmes evropiane për veten dhe fëmijët tanë. Ju ftoj të gjithëve së bashku ta vazhdojmë marshimin tonë, na ndiqni, na ndiqni sëbashku”- përfundoi fjalën e tij kryetari i PD-së./abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono