Basha në Lezhë e Laç: Bizneset mbyllen, taksat rriten

12:27 | 04/02/2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e vijoi në Lezhë turin e takimeve me qytetarë në qytete të ndryshme. Pasi dëgjoi shqetësimet e banorëve në Lezhë dhe Laç, kreu demokrat i ftoi ata në protestën e 16 Shkurtit në Tiranë.

Takimet me qytetarët për t’i ftuar në protestën e 16 Shkurtit në Tiranë, Lulzim Basha, i vazhdoi në Lezhë dhe Laç. Mungesa e punës, taksat e larta ishin shqetësimet kryesore të qytetarëve të Lezhës.

Banori: “Thjesht nxjerrim bukën e gojës. Asgjë më tepër”.

Lulzim Basha: “Kjo është gjendja kudo dhe për fat të keq po çon në një mbyllje me nivelet më të larta të biznesit të vogël në Ballkan. Sot që flasim 50 biznese të vogla do i mbyllin qepenat për të mos i hapur më dhe kjo ndodh ditë për ditë, kjo është e papranueshme. Se çfarë shqetësimi tjetër duhet të ketë kryeministri përveç mirëqenies së qytetarëve hajde merre vesh. Vetëm këtë interes nuk ka. Unë iu garantoj se ne si parti politike kemi një zgjidhje për t’i ardhur në ndihmë biznesit të vogël sepse qëllimi jonë kryesor është punësimi. I gjithë biznesi i vogël me nën 140 milionë lekë të vjetra xhiro në vit, që jam i sigurt që t’i nuk ke as gjysmën e asaj xhiroje këtu në Lezhë do të përjashtohet nga TVSH. Taksa do të jetë 0.5% e xhiros vjetore me një pullë të vendosur këtu te vitrina jote dhe asnjë cent nuk do të marrë më shumë askush. As pushteti qëndror, as pushteti vendor”.

Banori: “Ne vetëm mbrëmë ngelëm dy orë pa drita”.

Lulzim Basha: “Ditë për ditë shoh lajmet që Lezha dhe zonat përreth Lezhës janë pa drita. Jeni 10 kilometra nga kaskada e Drinit jeni pa drita. Jeni me rrjet shpërndarjej të amortizuar që nuk ka vënë dorë njeri”.

Banori: “Jemi edhe mbifaturuar. 200 mijë lekë m’i kanë vu për dritat, ndërkohë që invalid, ka punuar në punë shteti. 200 mijë lekë për një muaj. E kam fotografuar sahatin kam shkuar te KESH-i dhe më tha i ke harxhuar. Po si i kam harxhuar? Ja numrin e sahatit të parë, ja numrin e sahatit të dytë, tha nuk di ça me than. Thashë do ju bie gjithë mediat. Unë s’kam as fabrika, as magazinë”.

Lulzim Basha: “Vjedhje e pastër. Dhe arsyeja e vetme që ta dini është që sepse nuk ndjejnë asnjë përgjegjësi ndaj jush. Këtë kontratë e zgjidhni ju. Nuk kam dorë ta zgjidh as unë dhe asnjë parti politike. Populli në shesh me 16 Shkurt e zgjidh këtë kontratë”.

Jo sepse vendit i mungojnë mundësitë, deklaron Lulzim Basha, por sepse kryeministri i ezauron ato në favor të një pakice, përmes të cilës merr pushtetin ne formë kriminale. Kjo duhet të ndalojë, jo sepse demokratët duhet të vijnë në pushtet, por.

“Sepse nuk ka rritje pensionesh, sepse këtu në Lezhë janë mbyllur 10 shkolla, sepse miqëqënia është në pikiatë, sepse bizneset nuk kanë punë dhe po i mbyllin dyqanet, sepse paguajmë naftën dhe energjinë më të shtrenjtë në rajon”.

Mungesa e shërbimeve dhe mbështetjes shtetërore ndaj kujt punën ja mundëson vetes dhe shërbimin qytetarëve të zonës, ishte edhe kryefjala e peshkatarëve të Shëngjinit. Për kryedemokratin Basha ky është i gjithi produkt jo vetëm i mungesës së prioriteteve të qeverisë për vendin por edhe vetë mungesës së qeverisjes.

Përpara qytetarëve laçian, kryetari i Partisë Demokratike, premtimin e çoi një hap me larg.

“Ne do jua marrim pasuritë deri në qindarkën e fundit oligarkëve dhe do jua kthejmë ju. Kush ka shkelur ligjin do shkojë atje ku e ka vendin, para drejtësisë dhe prapa hekurave, duke filluar me të parin e qeverisë”.

Punë dhe mirëqënie është prioriteti i programit të Partisë Demokratike, deklaroi shefi i selisë blu, përpara se t’i drejtonte atyre ftesën për bashkim.

“Me këtë ftesë i drejtohem të gjithë atyre që duan zgjidhje për problemet e përditshme. Më këtë ftesë dua t’i shoh në sy dhe t’i them keni besim tek njëri-tjetri? Keni besim tek Shqipëria? Jepini dorën njëri-tjetrit dhe ejani të gjithë sëbashku në 16 Shkurt në Tiranë”./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono