Basha në Kurbin: Masivitetit të qytetarëve nuk i reziston askush

15:15 | 11/01/2018

Në takimin e tij me qytetarët e Kurbinit në kuadër të bashkëbisedimeve për organizimin e protestës së 27 Janarit, kryedemorkati Lulzim Basha i tha qytetarëve se nëse ata bëhen bashkë për çfarë duan, nuk mund t’i rezistojë asnjë qeveri, ndaj protesta e opozitës duhet të jetë mesazh i qartë për kryeministrin Edi Rama se nuk do të lejojnë kapjen e drejtësisë.

Pjesmarrje masive për të dhënë mesazhin e qartë kundër kapjes së drejtësisë nga Edi Rama – është ky motivi kryesor që duhet të nxjerrë qytetarët në rrugë më 27 Janar sipas Lulzim Bashës. Në takimin me qytetarët e Kurbinit, kreu i selisë blu, protestën e sheh në funksion të të ardhmes europiane të vendit.

Nuk ka Shqipëri në Europë dhe nuk mund të ketë një Shqipëri në Europë, pa një drejtësi që nuk i mbron por i ndëshkon peshqit e mëdhenj të krimit dhe të korrupsionit, duke filluar me kokën e kupolës mafioze Edi Ramën dhe shpurën e tij të ministrave të korruptuar. Pa arrestimin e peshqve të mëdhenj të krimit dhe korrupsionit nuk ka Europë. Dhe se kjo parti ka lindur për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Shkelja e kushtetutës për të emëruar një prokuror pa vetting, është zgjidhja e vetme për të mbrojtur Saimir Tahirin sipas kryedemokratit Basha, ndaj ky project duhet ndalur një orë e më parë.

Kjo është një arsye kryesore dhe një nga arsyet më të mëdha përse do të mblidhemi më 27 janar në orën 12.00 të shtunën, për t’i thënë Edi Ramës, se Partia Demokratike, do drejtësi, se ne duam Sajmir Tahirin në burg, Vangjush Dakon në burg, Qazim Sejdinin në burg. Duam ministrat e tij të korruptuar përpara drejtësisë

Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për krijimin e një qeverie antimafia me mandat për të mbajtur zgjedhje legjitime. Pjesmarrjes massive të qytetarëve nuk i reziston ashkush – tha kryetari i Partisë Demokratike./abcnews.al

 

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono