Basha në Fier: Më 16 Shkurt, hedhim në Lanë armët e Ramës

12:18 | 03/02/201912:180

Lulzim Basha është ndalur në Fier për të takuar banorët e për t’i ftuar ata që të bashkohen në protestën e 16 Shkurtit në Tiranë. Kreu i PD ka folur edhe protestën e studentëve, duke nënvizuar se ata nuk do humbin vitin akademik pavarësisht kërcënimeve të kryeministrit.

 

Pas Mallakastrës, turi i takimeve me qytetarët i kryetarit të PD Lulzim Basha ka vijuar në Fier. Në bashkëbisedim me banorë të zonës, Lulzim Basha u ka kujtuar se opozita ndan të njëjtat shqetësime dhe ka paraqitur edhe rrugët e zgjidhjes, uljen e taksave e shërbime më të mira për qytetarët.

Për të ndryshuar situatën, u bën ftesën më 16 Shkurt në Tiranë, sipas tij jo thjesht për të dëgjuar fjalimet e rradhës së opozitës.

Basha: Dëshpërimi, humbja e shpresës, dyshimi, mosbesimi janë armët e fundit të kësaj bande në pushtet, ndaj ju ftoj me 16 Shkurt të vini të gjithë në Tiranë, t’ja hedhim në Lanë këto armë, bashkë me propagandën në mënyrë që të gjithë sëbashku të ndezim motorët e ekonomisë dhe mirëqenies

Basha ka folur për protestën e studentëve, duke nënvizuar se përkundër kërcënimeve të kryeministrit e të dërguarve të tij, nuk ka shanse që studentët të humbin vitin akademik.

Basha: Asnjë shans nuk ka Edi Rama t’ju djegë vitin akademik. Viti akademik i studentëve do të jetë i plotë, do të njihet i plotë dhe do të njihet bashkë me mirënjohjen e thellë të qytetarëve shqiptarë, për rolin e tyre në këtë zgjim të madh kombëtar, që ka e do të ketë vetëm një përfundim: çlirimin e Shqipërisë nga Oligarkia, çlirimin e Shqipërisë nga krimi dhe kthimin e Shqipërisë tek zotët e saj të vërtetë, që jeni ju qytetarët e lirë shqiptarë, qytetarët e lirë të Fierit dhe gjithë Shqipërisë.

Në materialin e përcjellë nga zyra e shtypit e selisë blu, Basha u kërkon të rinjve, se do jenë ata që do marrin në dorë fatet e vendit ndërsa do jetë qeveria e ardhshme, ajo e PD që do t’i mbështesë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono