Basha në Durrës: Çështja e teatrit, betejë për rikthimin e shtetit ligjor

15:06 | 21/07/2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bashkëbiseduar me qytetarët e Durrësit për problemet e tyre, faktor kyç të së cilave etiketon vetë kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i cili sipas tij, sidomos pas ndryshimeve kushtetuese të dy viteve më parë, sot duhet të ishte në qeli, jo në krye të pushtetit vendor të qytetit bregdetar. 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me banorët e qytetit bregdetar të Durrësit identifikoi kreun e bashkisë atje, Vangjush Dako si problemin kryesor të shkatërrimit të zgjedhjeve të lira. Është vendosja e parave publike në funksion të bandave për ruajtjen e pushtetit ajo që për kryedemokratin duhet të ndryshojë.

“Është kjo arsyeja që nuk i kërkoni dot llogari Gjushit. Se në fakt Gjushi, nuk e ka lidhur me ju, e ka lidhur me bandat fatin e tij në politikë. E për këtë arsye në një vend normal nuk duhej të ishte në Bashki, por duhej të ishte në qeli”, tha Basha.

Ky takim përkon me dy-vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, e cila sot sipas kryedemokratit është reformë e shkatërruar në themel, gjë e cila pasqyrohet me mungesën e Gjykatës Kushtetuese në vend, gjë e cila lejon kapjen e çdo pushteti nga ekzekutivi. Shembulli më i mirë, ligji për Teatrin, tha Basha.

“Reforma në Drejtësi është shkatërruar pikërisht për të mbrojtur Vangjush Dakon. Siç mbron kjo drejtësi e kapur, Sajmir Tahirin.  Çështja e Teatrit Kombëtar është beteja për të rikthyer shtetin ligjor, ose fundi i shtetit ligjor, i shtetit të së drejtës dhe fillimi i një diktature të krimit, e cila, atë që po bën me Teatrin, nesër do ta bëjë me pronat tuaja, me shtëpitë tuaja. Kemi arritur aty ku nuk mban më. Sepse Edi Rama dhe Vangjush Dako nuk do të ndalen, po nuk i ndalëm ne”, tha kryedemokrati Basha.

Kreu demokrat përsëriti qëndrimin e mbajtur se vendit i duhet një qeveri ku Kryeministri dhe ministri i Brendshëm të mos jenë të lidhur me krimin, që kane prioritet ekonominë e qytetarëve të zakonshëm dhe jo pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono