Basha në Dibër: Më 16 Mars të protestojmë sëbashku

15:13 | 13/03/2019

Ndërsa parlamenti ishte mbledhur në seancë plenare, Lulzim Basha ndodhej në Dibër, në turin e komunikimit me qytetarë, duke dëgjuar problematikat e qarkut e duke paraqitur zgjidhjet e PD. Kreu i PD-së i ka ftuar të bashkohen në protestën e 16 Marsit në Tiranë.

Turi i takimeve të kreut të PD, Basha vijoi gjatë së mërkurës me banorët dhe tregtarët të qarkut të Dibrës, të cilët nuk ngurruan të ndanin me të hallet e tyre. Sipas kreut të demokratëve, kjo situatë në Dibër dhe në të gjithë vendin është produkt i një njeriu për të cilin e gjithë Shqipëria vidhet nga mëngjesi deri në darkë.

Lulzim Basha: Tash dy vjet e gjysmë, dibranët e dinë se zot në shtëpinë e tyre nuk janë vetë ata, se zot në shtëpitë e tyre, bizneset e tyre është bërë Edi Rama dhe Ymer Lala. Janë horrat dhe kriminelët. Burrat dhe gratë e ndershme dhe punëtore nuk kanë asnjë mundësi të punojnë me dinjitet dhe me djersën e ballit.

Basha ftoi dibranët që t’i bashkohen protestës së 16 Marsit për të shembur sipas tij qeverinë e krimit dhe hajdutërisë.

Lulzim Basha:Lexova dhe dëgjova vendosmërinë e Dibrës për ta shprehur zemërimin dhe papajtueshmërinë me krimin në pushtet vendimin e marrë prej Dibrës për t’i prirë lëvizjes popullore për largimin e qeverisë së krimit. Për ta zbuar këtë turp të madh kombëtar dhe për të marrë në dorë fatin tuaj. Ju ftoj më 16 Mars t’i japim fund. Bashkohemi në bashkimin më të madh të forcës dhe të shpresës për Shqipërinë si gjithë Europa./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono



TE FUNDIT