Basha me të rinjtë: Sot, të izoluar si në ’90-n


21:14 | 02/07/2018

U mblodhën në bashkëbisedim rreth 2 korrikut 1990.

Lulzim Basha: “2 korriku 1990, datë historike datë lirie. Sot është dita t’ju them faleminderit për atë që ishte çarja e murit komunist që i hapi rrugën përmbysjes së regjimit”.

Një revoltë për t’u marrë shembull edhe sot, sipas tij, kur izolimi edhe pse i një forme tjetër mishërohet me bllokimin e ëndrrës europiane të Shqipërisë.

Lulzim Basha:  “Sot pse jemi të izoluar? Nga tregjet, nga zhvillimi teknologjik. Imazhi ynë është i krimit dhe drogës. Moshapja e negociatave është shprehja më e qartë e kësaj. Moshapja është mesazh që i jepet qeverisë”.

Mesazh të cilin kreu i qeverisë kërkon t’ua servirë të përmbysur shqiptarëve, thekson Basha, duke paracaktuar kështu edhe fatin e Qershorit 2019.

Lulzim Basha: “Rama thotë “jo s’po ndodh gjë”, përkundër thotë na i kanë hapur, sot të përpiqesh t’i gënjesh njerëzsit kështu tregon që s’ke respekt për shqiptarët dhe që s’ke ndërmend të ndryshosh”.

Një mesazh ua drejton ndërkombëtarëve, atyre që problemin kërkojnë ta identifikojë tek mungesa e bashkëpunimit opozitë – mazhorancë, të cilët për kryedemokratin Basha në rastin më të mirë nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën.

Lulzim Basha: “Ka pasur edhe ndonjë tentativë Don Kishoteske nga të huajt që mundohen ta shesin tjetër. Nuk është mungesa e dialogut problem, por lidhja e qeverisë me krimin. Ata që bëjnë leksione puthuni janë out, nuk kanë lidhje fare, ne nuk bashkëpunojmë me krimin. Ata që mendojnë se zgjidhet me valsin e lumturisë ta harrojnë”.

Është vetëm largimi i Edi Ramës ajo çka i hap rrugën zhbërjes së çdo padrejtësie të këtyre 5 viteve qeverisje të rilindjes, thekson Basha, e për këtë opozita do të vijojë përballjen e përditshme me çdo kusht./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono