Basha mbyll protestën: Rama ka në qafë kularin e Evropës, por ne kemi një tjetër kusht!

22:15 | 21/06/2019

Ashtu sikur ishte thirrja e Lulzim Bashës, protestuesit marshuan drejt Parlamentit e më pas drejt selisë blu aty ku përfundoi edhe protesta e sotme.

“Mirënjohje që i falët sot Shqipërisë shpresën e bukur dhe të vërtetë të ndryshimit që po vjen dhe nuk ka forcë ta ndalë sepse ka forcë të na ndalë sepse kemi forcën e shpirtit tuaj, ndihmën e Zotit dhe misionin hyjnor kombëtar!  Mirënjohje për ju vëllezër dhe motra që sonte shkatërruat  një plan djallëzor për të hequr nga qafa e Edi Ramës kularin që i ka venë Edi Ramës, kularin që i ka vënë Evropa pas skandalit të publikuar nga gazeta gjermane “Bild”.

Ju nuk e ndihmuat Edi Ramën për të hequr këtë kular me skenarin sepse nuk ratë pre e provokimit për të mbytur këtë skandal me zhurmën e provokimeve të provokatorëve të Edi Ramës,  por e bëtë të pakthyeshëm fatin politik të kufomës politike të Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale të rilindjes.  Mirënjohje për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe  për të gjithë qytetarët shqiptarë që mu bashkuan dhe u derdhën sonte në atë që ata do njihet e do mbahet mend si oqeani i shpresës që sjell ndryshimin e madh. Asgjë nuk na ndal dhe asnjë hap pas nuk hedhin dhe 30- Qershori është varreza politike e Edi Ramës.

Zgjedhje pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë kurrë! Por sonte me bekim dhe kërkesën tuaj dhe qëndrimin tonë politik për zgjedhjen e kësaj krize përmes kushtit të panegociueshëm të largimit të Edi Ramës, të një qeverie tranzitore që do të përgatisë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, i shtohet një tjetër kusht i panegociueshëm: arrestimi dhe çuarja para drejtësisë e hajdutëve të vota tuaja. Nga i pari tek i fundit. Nuk ka paqe pa drejtësi. Nuk do ketë në Shqipëri zgjedhje të lira pa çuar para drejtësisë hajdutët e zgjedhjeve.

Dhe së fundmi duke përkujtuar me mirënjohjen dhe respektin tim më të thellë çdo liberator të arrestuar dhe të mbajtur padrejtësisht në burg si të burgosur politikë të Edi Ramës, nga Bardh Spahia e me shokë dua edhe një herë t’i them kupolës mafioze të gjithë veglave qorre, nga Sandër Lleshaj tek polici më i fundit i cili shkel ligjin dhe dhunon opozitën se shumë shpejt do ta zëvendësoni Bardh Spahinë në qeli. Ju do të shkoni atje sepse liberatorët janë krenaria jonë dhe frymëzimi ynë. Beteja do të vazhdojë ditë për ditë, orë për orë: Rama ik!”, tha Basha. 

Por duhet të theksojnë se në protestën e sotme, e cila ishte edhe protesta e 9 kombëtare e opozitës  nuk u përdorën molotovëve, fishekzjarrëve dhe lëndë piro-teknike. Ka pasur një mungesë totale të tyre gjatë protestës së mbrëmjes së sotme të mbajtur para Kryeministrisë dhe më pas u stacionuan për pak minuta tek Parlamenti, ku në fund u mbyll tek selia blu./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono