Basha: Komision reforme? Jo me të kapurit në përgjime

22:47 | 07/05/2019

Shkodra nga sot ka 200 anëtarë të rinj të Partisë Demokratike. Urimin e mirëseardhjes ja bëri vetë kreu i demokratëve Basha, i cili një mesazh ia dërgoi edhe opozitës së re parlamentare, e cila zhvillonte punime në komisionin e reformës zgjedhore.

Nga Shkodra, ku po mirëpriti në familjen e tij politike 200 anëtarë të rinj, kreu i demokratëve Lulzim Basha një mesazh ja dha kujt në Tiranë po zhvillonte paralelisht mbledhjen e parë të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

“Kam një mesazh për ata që janë ulur bashkë me Damian Gjinkurin, të pandehurit kryesor të dosjes 284 që duhet të ishte në burg për vjedhje votash, të ulur bashkë me ata që janë kapur në përgjime duke blerë e shitur vota, duke kërcënuar demokratët. Zonja dhe zotërinj, ai nuk është Komisioni i Reformës Zgjedhore. Ai është, në pjesën më të madhe, komisioni i paraburgimit të Damian Gjiknurit me shokë”.

Atje do të përfundojë edhe ai që quan dirigjent të krimit elektoral.

“Disa prej këtyre kriminelëve janë prapa hekurave dhe vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të drejtuar punët e tyre të pista nga burgu, për të komunikuar me Ramën. Por atyre u themi: mos u mundoni shumë për t’u lidhur në telefon me Edi Ramën. Së shpejti do t’ua sjellim Edi Ramën aty ku jeni ju, bashkë më kriminelët  e tjerë në pushtet”.

Ftesën për bashkim, e bëri me datë 11 Majin dhe vendndodhje bulevardin përpara kryeministrisë./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono