Basha i drejtohet ANK dhe Bankës: Mos guxoni! Do ju trajtojmë si krimi i organizuar

17:56 | 30/05/2019

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ndalesën e radhës ditën e sotme në Kurbin. Basha ka qenë edhe më i ashpër në deklarimet e tij sot nga Kurbini. Duke ju drejtuar ANK dhe Bankave shqiptare, Basha u bëri thirrje për të mos guxuar të vjedhin qytetarët shqiptarë pasi do përgjigjen përpara ligjit dhe se do të trajtohen si krimi i organizuar. Basha me tone të ashpra deklaroi të ndalin dorën dhe të tërhiqen, duke përmendur rrugën Milot-Balldren, ku sipas Bashës është duke u planifikuar një hajdutëri kriminale.

Mirënjogje për këtë mesazh të madh nga Kurbini, jeni balli i vlerave, keni qenë dhe jeni tmerri i Tiranisë.

Nga kurbini do ti vijë fundi pushtetit kriminal, pushtetit të hajdutëve. Vetëm pak kilometra prej këtej po planifikohet një hadutëri kriminale. Rruga Milot-Balldren 260 milion euro për 17 km, hajdutëri të tillë nuk ka dëgjuar Europa. Dua ti them ANK dhe çdo Banke Shqiptare, mos guxoni, thirrnini mendjes Banka Shqiptare, do tju trajtjmë njësoj si krimi i organizuar. Tërhiquni tani, do kalbeni në burg. Ndaleni dorën hajdute, ndryshe përballë popullit dhe drejtësisë, prej hundësh do ja u nxjerrim ato qe u vidhni shqiptarëve“, tha Basha./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono