Basha: Ekspertiza do nxjerrë të pavërtetë përgjimin, prisni surprizën


22:59 | 07/06/2018

Ndërsa pritet përgjigjja e ekspertizës lidhur me vërtetësinë e audiopërgjimit të bisedës së pretenduar mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt, kreu i opozitës Lulzim Basha deklaron se nuk ka asnjë shans që vendimi të jetë i pandikuar politikisht nga përcaktimi i bërë prej Ramës për këtë bisedë.

Në studion e emisionit ‘Opinion’ në Tv Klan, Basha tregoi si një skenar se përgjigjja e eskpertizës do të nxjerrë audiopërgjimin të pavërtetë, por Basha paralajmëroi se pas kësaj do të pritet një surprizë e madhe, që implikon Ramën dhe Xhafajn. Basha nuk sqaroi asgjë më shumë për surprizën, nëse bëhet fjalë për prova apo përgjime të reja, megjithë këmbënguljen e drejtuesit të emisionit Fevziu.

Sipas Bashës, në PD ka informacione të besueshme se pas përcaktimit të vijës politike nga Rama, audiopërgjimi do të shpallet i pavlefshëm edhe nga prokuroria.

Basha përsëriti akuzat për ministrin Fatmir Xhafaj. Vëllai i tij, sipas Bashës, është rasti i vetëm për të cilin nuk ka pasur urdhër-arresti ndërkombëtar, pas një ndërhyrjeje nga pala shqiptare tek autoritetet italiane, përmes mashtrimesh dhe falsifikimesh, kur Fatmir Xhafaj ishte ministër deri në 2005-n.

Lulzim Basha nuk komentoi deklaratën e ambasadorit amerikan pas takimit me Fatmir Xhafajn, por tha se qëndrimi i opozitës për largimin e ministrit të Brendshëm mbetet i pandryshuar. Kryetari  i PD, Lulzim Basha, u pyet dhe ka folur për herë të parë për lajmin e survejimit të tij nga ana e policisë. Ai tha se nuk shqetësohet nga përgjimet që i bëhen, por për degradimin e shtetit dhe policisë shqiptare./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono