Baristi nga Kosova që krijon art në filxhanët e kafesë prej 22 vitesh

11:45 | 15/09/201911:450

Baristi nga Kosova, Jetmir Maliqi, krijon vepra të mirëfillta arti në filxhanët e kafesë, të cilat i shërben për klientët e tij prej 22 vitesh. Vepra e tij më e fundit janë portrete me kokrrat e kafesë. 

Ka 22 vjet që merret më këtë zanat. Kafja e përgatitur nga baristi Jetmir  Maliqi është një art në vete.

Ai njihet ndryshe edhe si “piktori i kafes”, pasi që me shumë mjeshtri përgatit kafe me figura të ndryshme.

Ndonëse konsiderohet si më i miri në Ballkan, Maliqi e ka të pamundur t’i ndjekë të gjitha festivalet e artit të kafesë.

Thotë se nuk ka përkrahje nga sponsorët e kafesë siç ndodh në gjithë botën, dhe për më tepër shpesh ka munguar në këto festivale edhe për shkak të pamundësisë për t’u pajisur me vizë.

Konsideron se profesioni i tij nuk vlerësohet shumë në Kosovë, andaj është edhe duke shqyrtuar ofertat e fundit që i kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës.

Së fundmi Maliqi ka kaluar në një tjetër nivel. Ai ka filluar të bëjë portrete me kokrra kafeje.

Maliqi e ka mahnitur edhe futbollistin shqiptar nga Gjilani, Xherdan Shaqiri i cili portretin e tij të punuar nga Maliqi e ka postuar në instagram. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono