Bardhi: Skandal në Vaun e Dejës, është votuar me fletë të falsifikuara

14:40 | 13/07/201914:400

Djegien materialeve zgjedhore në KZAZ. N.r 6 në Vaun e Dejës e risjell në vëmendje Partia Demokratike.

“Çdo qytetar kujton se materialet zgjedhore në KZAZ e bashkisë së Vaut të Dejës u dogjën në rrethana të panjohura, sipas një skenari të parapërgatitur nga Edi Rama dhe banda e tij në zonë dhe për pasojë, KQZ me vendimin me nr. 925 të datës 28 qershor, nxori jashtë përdorimit rreth 40 mijë fletë votimi dhe të gjitha materialet zgjedhore, përfshirë, lista apo vulat”.

Këtu nis edhe skandali i tretë i procesit zgjedhor të 30 qershorit deklaron Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Në orën 07:00 të mëngjesit të datës 30 qershor, nga KQZ u raportua se, gjithçka ishte ne rregull, fletët e votimit kishin ardhur, materialet zgjedhore gjithashtu, ishin shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit në Bashkinë e Vaut të Dejës dhe proçesi i votimit kishte nisur në të gjitha QV e kësaj Bashkie, me përjashtim të kësaj qendre në Vaun e Dejës.

 “E gjitha është një gënjeshtër. Është mashtrim publik, kriminal i KQZ.  Sipas dokumenteve zyrtare rezulton se Fletët e Votimit në orën 07:58 min të datës 30 Qershor kanë qenë ende në Doganën e Hanit të Hotit. Ky është dokumenti zyrtar, i nxjerrë nga sistemi i zhdoganimit të mallrave në Doganën e Hanit të Hotit ku siç rezulton, në orën 8 të mëngjesit, makina që transportonte fletët e votimit ndodhej ende në Doganën e Hanit të Hotit”.

Partia Demokratike kërkon të provojë me këtë dokument se në 8 të mëngjesit jo vetëm nuk kishte në dispozicion KZAZ fletë votimi, por ato ndodheshin në doganë dhe do të duhej që pas zhdoganimit të ndiqnin procesin normal të transportimit të tyre që kërkonte disa orë.

“Nëse në orën 8 të mëngjesit Fletët e Votimit ishin ende në Doganën e Hanit të Hotit, me çfarë fletësh votimi nisi procesi i votimit në orën 7.00? Sa zgjati procedura e dërgimit të tyre në KQZ, marrjes së tyre në dorëzim nga KQZ, nisjes për në KZAZ e Vaut të Dejës, shpërndarjes në çdo Qendër Votimi?”

Nuk është kjo e vetmja shkelje e ligjit deklaron sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike.

“Një tjetër shkelje flagrante e ligjit është vetë përbërja e KZAZ. Sipas të dhënave zyrtare anëtare e KZAZ e Bashkisë së Vaut të Dejës, ka qenë edhe znj. Listinë Ndoja, e cila rezulton të jetë e punësuar si arkëtare zyre pranë shoqërisë “MARE ADRIATIK” shpk, që sipas dokumenteve zyrtare të QKB-së ka si ortak të vetëm, kandidatin e PS Mark Babani”.

Kjo bie ndesh me nenin 32 të Kodit Zgjedhor vë në duke Partia Demokratike që për të shtangur konfliktin e interesit, nuk lejon që një anëtar i KZAZ-së të jetë në një marrëdhënie pune me ndonjë prej kandidatëve.

“Por akoma më shumë, zonja Lestinë Ndoji, ka qenë edhe vetë, kandidate për Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Vaut të Dejës. Një kandidat për Këshillin Bashkiak, nj i punësuar i kandidatit për Kryetar Bashkie, ka menaxhuar procesin e votimit si anëtar i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, në Bashkinë e Vaut të Dejës”.

Gament Bardhi i kërkon gjyqtarëve që ti nënshtrohen ligjit dhe Kushtetutës duke e shpallur të pavlefshme çdo vendimmarrje në KZAZ nr. 6. Jo vetëm kaq por edhe të ndëshkohen të gjithë personat përgjegjës./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono