Bardhi propozon referendum: Nuk na pengon sistemi zgjedhor të fitojmë zgjedhjet

21:37 | 18/01/202021:370

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pasi zhvilloi takim me strukturat partiake në Korçë iu përgjigj interesit të medias, për tryezën e reformës zgjedhore. Po kështu ai u pyet edhe mbi debatin për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Bardhi tha se “sistemi zgjedhor është një çështje për të cilen PD-ja është e hapur ta diskutojë bashkë me qytetarët”.

Sipas tij, sistemi elektoral nuk përbën pengesë që PD-ja të fitoje zgjedhjet. Sakaq ai propozoi se kjo çështje të vendoset me referendum.

“Unë gjykoj që lidhur me sistemin zgjedhor duhet të ketë një debat të hapur publik dhe të jenë qytetarët që do të vendosin se cili eshte sistemi me i mire. Në këtë kuadër unë kam vetëm një vote si qytetar i Republikës së Shqipërisë. Janë në proces verifikimi të paktën 15 kandidate të Partisë socialistë që janë emëruar si kryebashkiake në 30 Qershor nga Edi Rama. Reforma Zgjedhore është një nga kushtet e vendosura nga Bundestagu German dhe BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ndaj dhe në këtë kuadër opozita është angazhuar që ne momentin kur 9 kushtet e Budenstagut u bënë publike që do të ishte prezent dhe do të jepte kontributin e vet për realizimin e reformës zgjedhore kemi patur një zvarritje të qëllimshme nga pala tjetër për 4 muaj në gjetjen e një mekanizmi propozuar nga ana jonë që në tetor për ti bërë të gjitha palët bashkë në realizimin e reformës zgjedhore ky është një moment ku opozita e bashkuar, PD do të bëjë të gjitha propozimet e veta për të garantuar standardet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Bardhi.

Më tej ai tha se kërkesa imediate e PD vazhdon të jetë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, si një mundësi reale për ti dhënë fund krizës politike dhe mbi te gjitha krizës ekonomike dhe sociale në vend.

“Jam i bindur që shumica e shqiptarëve duan të shkojnë në zgjedhje për të vendosur qeverine që punon në interes te tyre. Ne i qendrojme zgjidhjes politike që kemi ofruar per te eleminuar problematika qe cenojne zgjedhjet e lira dhe te ndershme, qeverine kujdestare per zgjedhjet e kemi ofruar si mundesi per te eleminuar problemet qe jane evidentuar. Edi Rama ka provuar që nuk garanton zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe kjo u faktua më 30 qershor 2019”, deklaroi numri II i PD-së. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono