Bardhi: Nesër s’ka protestë para Parlamentit

20:19 | 12/03/2019

Ish-deputeti i PD-së Gazmend Bardhi në “Mbrëmje ABC” është shprehur se opozita nuk do të zhvillojë nesër protesta para Parlamentit.

“Nesër PD nuk ka thirru protestë para Parlamentit dhe ne e konsiderojmë Parlamentin të rënë. Ne vlerësojmë që Parlamenti nuk ekziston më”.

Më tej Bardhi gjatë fjalës së tij i ka quajtur të papërgjegjshme deklarate e Ramës lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë tek gjimnazi “Petro Nini”, ky dy familje u përplasën e policinë dhe përmbaruesit.

“Këtu është marrë me estetiken dhe nuk flet asgjë për sjelljen e policisë. Nuk i intereson halli real i atyre njerëzve por merret me estetiken e ngjarjes. Nuk ia vlen të komentoj një reagim që nuk është reagim. Një Kryeministër i përgjigjeje nuk thotë që policia zbaton ligjin që  nuk më pëlqeu një skenë. Ajo atje nuk është si një forcë më tepër ndaj përmbaruesit. Policia është atje për të shmangur konfliktet. Në rastin konkret policia ishte bërë palë me përmbaruesin”./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono