Bardhi: Ju tregoj skenarët e protestës së 16 Shkurtit

19:48 | 12/02/2019

Policia e Shtetit ka shpërndarë një lajmërim për qytetarët ku thuhej se në protestën e 16 Shkurtit do të ketë persona të rrezikshëm dhe me të shkuar kriminale. Por nga studioja e “Mbëmje ABC”, deputeti i PD-së Gazment Bardhi u shpreh se organizatorët e protestës garantojnë sigurinë e qytetarëve.

“Nuk ka një strategji politike se si do organizohet protesta, por atë ditë do dëgjohet zëri i qytetarëve. Nuk do ketë fjalime të politikanëve. Ka një format të përcaktuar ku secila prej degëve të PD-së do vijë nga drejtime të ndryshme në Tiranë. Protesta fillon në orën 11:00.

Në dijeninë time, protesa nuk ka ndodhur akoma dhe të gjithë protestuesve që do marrin pjesë në protestë u them se siguria e tyre në protestë do jetë e garantuar. Do jetë një tubim i qytetarëve të lirë në këtë vend, të cilët do të protestojë kundër qeverisë. Janë qytetarët që do të vendosin. Është zgjedhja e tyre dhe forma që ata do të përdorin që zëri i tyre të dëgjohet nga Kryeministri i korruptuar.

Ajo që ne kemi parashikuar dhe që është nën përgjegjësinë e organizatorëve, është se çdo protestuesi do t’i garantohet siguria. Gjej rastin të ftoj çdo qytetar që të na bashkohet. Nuk ka asnjë tufë banditësh dhe asnjë tufë policësh që të na pengojnë. Nuk ka asnjë rrezik Shqipëria nga protestat e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi”.

Më tej, ai ka theksuar se ta harrojë Ardi Veliu dhe ministri Lleshaj që të pengojnë qytetarët protestues.

“Kjo është një tentativë për të shantazhuar protestuesit. Ta harrojë Ardi Veliu, sepse Sandër Lleshi që është një vegël e Ramës dhe as që e konsideroj fare. Çdo protestues do vijë aty dhe çdo tentativë për t’u kontrolluar apo provokim do të marrë atë që meriton.  Unë di që Drejtori i Policisë së Shtetit i shërben krimit të organizuar dhe jo një grup protestuesish”.

Ndër të tjera, ai tha se pjesa më e madhe e punonjësve të policisë do të jenë krah protestuesve atë ditë.

“Unë dua të jap telefonin dhe të shikosh se me qindra punonjës policie me shkruajnë. Pjesa dërrmuese e punonjësve të policisë do jenë krah nesh në protestë”.

Deputeti demokrat tha se në pushtet do vijnë me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se alternativa që kërkon opozita është ajo e një qeverie tranzitore.

“Ne në pushtet do të vijmë me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe nuk vijmë në pushtet me grusht shteti. Rama është në qeveri në mënyrë ilegjitime. Sot Edi Rama është i bindur se nuk mund ta qeverisë më vendin pas 16 Shkurtit. Ne kërkojmë rikthimin e legjitimitetit të qeverisjes në vendit. Qeveria tranzitore të gëzojë besim të gjerë. Ne presim që më 16 Shkurt presioni popullor të rrëzojë një qeveri ilegjitime. Njerëzit janë të frymëzuar dhe Rama ka një grup njerëzish. Ky grup njerëzish nuk mund t’i bëjë ballë shumicës së shqiptarëve. Unë mendoj vetëm një skenar. Populli i bashkuar mund ta mundi të keqen. Tani është akti final i largimit të kësaj qeverie”./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono