Bardhi: 2 ministra dhe 6 deputetë të PS duhet të ishin në burg

20:44 | 01/11/2018

I ftuar në Mbrëmje në ABC News me gazetaren Mirela Milori ishte eksperti ligjor pranë PD Gazmend Bardhi. Një diskutim mbi reagimin pas daljes publike të ish-ministrit të Brendshëm Tahiri dhe çështjet me të rëndësishme politike në vend.

“Ajo ç’ka i PD ka sqaruar sot opinionin publik është vendimi që paraqiti Tahiri për akuzën nga Prokuroria për trafik droge është një vendim që nuk ka lidhje për vendimet që po kryen në Shqipëri. Dalja e sotme e Tahirit është pjesë e strategjisë që ai ka zgjedhur për të parapregatitur opinionin publik për atë vendim të prokurorisë shqiptare.”

Bardhi dhe dhe mendimin e tij për faktin se sa e favorizon Tahirin dokumenti italian:

“Zero. Këtë gjë e di çdo jurist, këtë gjë e din edhe Saimir Tahiri, por thjesht e ka pjesë të strategjisë për të manipuluar opinionin publik. Ai e di që një hetim për veprimtarinë e tij kriminale në Itali nuk ka ndikim për veprimtarinë e tij kriminale në Shqipëri. E përsëris, Saimir Tahiri ka kryer veprimtari kriminale në Shqipëri.”

“Saimir Tahiri sot përdori gjuhë prej mafiozi ndaj çdo punonjësi drejtësie që nuk i është bindur deri më tani urdhërit të Edi Ramës për të ndërprerë hetimet për Saimir Tahirin. Saimir Tahiri është bashkëpunëtori i Edi Ramës dhe koordimini i veprimeve mes të dyve tregon që janë bashkë. Ka fakte për këtë. Saimir Tahiri ka qenë ministër i Brendshëm, siç di Edi Rama veprimtaritë e Saimir Tahirit, di dhe Saimir Tahiri me fakte dhe prova veprimtari kriminale të Edi Ramës dhe familjarëve të tij.”

“Ai i arrestuar duhet të jetë dhe pas kësaj deklarate duhet të arrestohet, për shkak se është i aftë dhe po tregon së është i gatshëm për të prishur prova, për të shantazhuar dëshmitarë, për të blerë dëshmitarë, për të shantazhuar prokurorë. ”

“Ka prova dhe fakte të plota që Saimir Tahiri do të duhej që sot të ishte në burg. Ai ka mbrojtjen e Edi Ramës dhe Prokuroria për sa kohë të jetë kryeministër Edi rama do të bëjë atë që thotë Edi Rama, sepse sot kryeprokuror në Shqipëri është Edi Rama. Ai vendos kush hetohet, si hetohet dhe kush janë rezultatet e hetimit.”

Gjithashtu ai tregoi se nëse Partia Demokratite do të ketë më denoncime të kësaj natyre apo jo:

“Unë besoj që po për sa kohë që fokusi jonë është në luftë pa kompromis ndaj lidhjeve midis qeverisë dhe krimit të organizuar. Jo si dëshirë e opozitës, por si nevojë e qytetarëve shqiptarë. Unë sot nuk jam në gjendje të them ndonjë rast konkret, por të jeni të sigurt që nëse Prkuroria do të kishte si busull orientuese zbatimin e ligjit, sot pa asnjë dyshim, të paktën 2 ministra të Edi Ramës do të ishin në burg dhe të paktën 6 deputetë të tijdo të ishin në burg. Prokuroria ka dosje, jo vetëm dosjen 339 në qendër të së cilës është zoti Dako, por ka dhe dosje të tjera me të njëjtën mënyrë siç ka vepruar Vangjush Dako kanë vepruar edhe ministra të Edi Ramës. Janë të dokumentuara lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe shkëmbimi i favoreve ku krimi i organizuar blen vota në emër të Edi Ramës dhe përfiton pushtet me anë të Edi Ramës në lidhje direkte me të paktën 2 ministra. Në atë dosje ka gjithçka për të provuar që Vngjush Dako është një politikan i lidhur me krimin dhe i korruptuar. Prokuroria ka dosje të plota të tjera ku faktohet lidhja e ministrave dhe deputetëve të Edi Ramës me krimin e organizuar dhe korrupsionin.”/abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono