Barcelonë – Milano, ndalohet kamioni me 70 kg drogë

14:47 | 18/05/2018

Hetuesit italianë janë të bindur pas disa operacioneve të suksesshme ditëve të fundit, se rruga më e shkelur aktualisht për trafikun ndërkombëtar të drogës është Barcelonë-Milano. Sipas tyre droga ku pjesa më e madhe vjen nga Marko, menaxhohet nga grupe kriminale shqiptare,  të cilët shkëmbejnë marijuanën me kokainë me klanet mafioze italiane

Mediat italiane raportojnë se rruga më e shkelur për trafikun ndërkombëtar të drogës aktualisht është ajo Barcelonë-Milano, ku një kamion u ndalua mbrëmjen e së enjtes me 70 kilogramë drogë të fshehur në një kuti lëpirësesh. Guardia di Financa ndaloi kamionin në kufi me Francën, ku agjentët e policisë nisën të dyshonin pas një pasaktësie në dokumentet e transportit, dhe për këtë arsye vendosën të kontrollojnë ngarkesën. Qentë anti-drogë nuhatën diçka dhe në fakt brenda kamionit u gjetën 32 kilogramë hashash dhe 37 kilogramë marijuanë.

Shoferi i kamionit me origjinë kroate u ndalua menjëherë dhe u shoqërua në rajonin e policisë. Në fillim të muajit Maj, karabinierët italianë ndaluan një tjetër kamion në autostradën e Milanos, ku në ngarkesën melesh të papërnuar u gjetën 206 kilogramë marijuanë. Në pranga përfundoi 50-vjeçari italian Enzo Di Mauro, dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar 52-vjeçari Eduard Mecani. Në shtëpinë e këtij të fundit agjentët e policisë gjetën 62 mijë euro cash. Sipas hetuesve italianë, këto transferime, ku pjesa më e madhe e drogës mendohet se vjen nga Maroku, menaxhohen nga grupe kriminale shqiptare, të cilët më pas shkëmbejnë marijuanën me kokainë me klanet mafioze italiane.

Ditët e fundit, një tjetër aksion i suksesshëm i policisë italiane bëri të mundur sekuestrimin e rreth 20 kilogramë marijuanë në një automjet Audi, që drejtohej nga një shqiptar rezident në Milano. Pas kontrollit në banesën e tij policia pyeti djalin e tij nëse kishin apartamente të tjera në pronësi, por ai e mohoi këtë fakt. Por më pas agjentët e policisë zbuluan se djali banonte në një apartament të vogël 300 metra larg babait të tij, dhe pikërisht atje u gjetën rreth 8 kilogramë të tjera marijuanë dhe më shumë se 186 mijë euro cash./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono