Barcelona ruajti diferencën në krye të Ligës së Spanjës

14:32 | 11/12/2017

Barcelona tregoi edhe një herë se është në rrugën e duhur për të fituar titullin kampion. Skuadra katalanase arriti një fitore shumë të rëndësishme dhe ruajti diferencën me ndjekësit

Kampionati spanjoll nuk do ta ndërrojë lehtë dominuesin.

Barcelona, edhe pse kishte një ndeshje shumë të vështirë jashtë fushe, ia doli të fitonte dhe të mbante diferencën me rivalët kryesorë.

Katalanasit duhej të thyenin rezistencën e Vijarrealit, njërës prej skuadrave më të mira të sezonit në La Liga, dhe nuk qe aspak e lehtë për ta bërë.

Sidoqoftë, formacioni I trajnerit Ernesto Valverde, edhe pse me mungesa të rëndësishme si Iniesta apo Ymtiti, pati epërsi thuajse gjatë gjithë kohës dhe krijoi rastet më të mira për gol.

Barça goditi dy herë shtyllën, ndërsa Mesi e Suarez humbën raste të pastër.

Vijarreali pati vetëm një moment kur vërtet mund të kishte shënuar, por u ndal nga refleksi I portierit Ter Shtegen, që jo më kot mbron portën katalanase.

Sidoqoftë, u desh që kundërshtari të mbetej në inferioritet numerik që rezultati të ndryshonte.

Dani Raba mori karton të kuq për një ndërhyrje të rëndë ndaj Busketsit, dhe më pas Luis Suarez dhe Lionel Mesi realizuan dy golat që bënë diferencën.

Me këtë sukses, Barcelona u ngjit në kuotën 39 pikëve, 5 më shumë sesa Valencia, dhe 8 më shumë sesa ai që mund të quhet rivali më i madh për titull, kampioni në fuqi i Spanjës, Reali i Madridit./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono