Barcelona rinovimi i klubit

22:17 | 16/02/2019

Ka gjithmonë një cikël, dhe duket se një nga skuadrat më të preferuara në Europë, por edhe në Shqipëri, po shkon drejt riformatimit të plotë. Sepse është rritur mosha e yjeve aktualë që luajnë. Këtë vit, ata që janë në fushë duan të bëjnë tripletë, ndërsa ata që drejtojnë klubin po kërkojnë të afrojnë sa më shumë talente për të ardhmen. Ky është objektivi kryesor i presidentit Bartomeut përpara se të largohet nga drejtimi i skuadrës. Natyrisht i vetmi që do të qëndrojë deri në fund dhe nuk ka zëvendësues mbetet Lionel Messi. Klubi mendon t’ia rinovojnë sërish kontratën, e cila përfundon në vitin 2021. Barcelona ndërkaq është duke kërkuar zëvendësues për portierin Ter Shtegen, pasi Silesen mund të largohet. Onana i Ajaksit është një alternativë e mirë. Barcelona deri tani ka arritur të mbyllë marrëveshjet me De Jongun, Todibonë dhe Emersonin, por ka në listë disa objektiva të qarta si: De Ligt, Joviç dhe Mendi.

Në lidhje me Pike’, ai ka luajtur 2.880 minuta në këtë sezon dhe është lojtari me më shumë ndeshje në kampionat. Po kalon një sezon të shkëlqyer, por është 32 vjeç. PO tentohet De Light pasi koha ikën.

Belgu Vermalen është 33 vjeç dhe aventura e tij te Barcelona është shoqëruar nga dëmtimet e shumta.I sapoardhuri në ekip Todibo mund të jetë zëvendësuesi perfekt i tij.

Zhordi Alba nuk ka një pauses për krahun e majtë dhe prurjet e ardhura nga akademia nuk e kanë bindur trajnerin Valverde. Opsion mendet lojtari Mende i Lionit, edhe pse duhet finalizuar operacioni i transferimit.

RAKITIÇ-BUSKES, DE JONG-RABIO- Dy lojtarët e parë janë nga më të rëndësishmit në kampin katalanas, por vitet kalojnë. Për më tepër, kroati nuk ka asgjë të sigurt. Barcelona ka zyrtarizuar De Jongun, ndërsa Rabio i krisur me PSG-në është shumë pranë arritjes së marrëveshjes.

SUAREZ-JOVIÇ– Uruguaiani është 31 vjeç dhe e pret me qetësi faktin se do të zëvendësohet në të ardhmen. Madje e ka kërkuar vetë diçka të tillë. Sulmuesi serb që mund të transferohet te spanjollët është 21 vjeç dhe goleador në kampionatin gjerman./ abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono