Banorët e Unazës së Re vazhdojnë protestat, Balliu: Rama, rrezik për rajonin

19:00 | 20/10/201919:000

Banorët e Astirit vazhdojnë me protestat e tyre. Me pankarta, flamuj dhe jelekë portokallinj ata kërkojnë anulimin e projektit për Unazën e Re. “Ky është genocid. Mbrojmë familjet tona”, shkruhej në një nga pankartat e protestuesve këtë të diel. Gjithashtu ata kërkuan edhe dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Ndërkohë në mbështetje të protestuesve ishin edhe përfaqësues të Partisë Demokratike. Një ndër edhe ish-deputeti Klevis Balliu i cili gjatë fjalimit të tij tha se projekti mafioz i Unazës së Re ka bërë që shumë fëmijë të kenë nevojë për psikolog. Sipas tij, banorët kërkuan dialog me qeverinë, por ajo iu solli dhunë policore.

“Janë këto projekte të tilla mafioze të cilat i kanë bërë këta fëmijë të kenë nevojë për psikologë, të cilat i kanë bërë këto nëna të qajnë me lot. Këto projekte mafioze kanë bërë që këta familje të rrinë në rrugë, në shi, në breshër. Çfarë kërkojnë? Dialog me qeverinë. Të diskutojnë me qeverinë për hallin e tyre. Këta nuk iu përgjigjën në dialog, këta nuk iu përgjigjën me një përfaqësues, këta iu përgjigjën me dhunë policore. A ka turp më të madh se sa të shohësh trupa policore që kërcënojnë banorët”, tha Balliu.

Më tej, Balliu u shpreh se kryeministri Rama është bërë kërcënim për rajonin. Për këtë mori shembull deklaratën e Emmanuel Macron në përfundim të samitit të KiE. Presidenti francez deklaroi se kundër Shqipërisë ishin shumica e vendeve dhe për këtë shkak u dënua edhe Maqedonia e Veriut.

“Ky është përgjegjës që nuk u hapën negociatat edhe për Maqedoninë e Veriut. Edi Rama është bërë kërcënim për gjithë rajonin”, tha Balliu.

Protesta e kësaj të diele u zhvillua në trotuar dhe jo në rrugë. Qarkullimi i automjeteve vazhdoi normalisht, ndërkohë pati edhe prani të forcave policore./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono