Banorët e Durrësit ende në çadra 2 muaj pas tërmetit: Po tallen me ne!

09:56 | 27/01/202009:560

Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, dhe ende ka familjarë që jetojnë nëpër çadra, të cilët ende nuk kanë gjetur ende një banesë ose janë ankuar se nuk kanë marrë ende bonusin e qerasë gjithashtu dhe ndihmën e nevojshme nga shteti.

ABC News ka shkuar mëngjesin e sotëm në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës e Thumanë.

Gazetarja Esiona Konomi ka raportuar nga ambientet e bashkisë së Durrësit ku pavarësisht shiut të ditës së sotëm, banorët janë grumbulluar përpara kësaj bashkie për të kërkuar një zgjidhje.

Ata vijnë çdo ditë në këto 2 muaj, ata ankohen se nuk e kanë marrë shërbimin e nevojshëm pranë Bashkisë. Në këtë Bashki më shumë se 24 mijë banesa u dëmtuan nga tërmeti.

Bashkia thotë se ka akorduar rreth 13 mijë raste për bonus qeraje por në të kundërt banorët thonë se shumë pak prej tyre kanë marrë bonusin e qerasë, pasi pavarësisht miratimit të emrit të tyre për bonusin e qerasë, kërkohen dokumentacione shtesë, siç është një kontratë qeraje e noterizuar apo  një llogari bankare në një bankë specifike.

Banorët ankohen se askush nuk i pret pranë kësaj bashkie.

Për të përfituar nga fondi i rindërtimit, pavarësisht nga cfarë kanë aplikuar deri më tani, banorët duhet që në 29 janar të kryejnë një aplikim të ri nga e para, pranë bashkive të tyre për të përfituar nga rindërtimi.

Disa prej banorëve thanë për ABC News se apartamentet apo shtëpitë e tyre janë dëmtyar nga tërmeti i 26 nëntorit por ende uk është kryer një kontroll i tyre nëse janë të banueshëm ose jo.

Sic raporton gazetarja e ABC News Esiona Konomi, edhe pse radhët ë banorëve në pritje të një përgjigje nga Bashkia Durrës janë të gjata, në punë ka qenë vetëm një sportel me një punonjëse të bashkisë e cila ofron shërbimin ndaj qytetarëve.

Ndërkohë po ashtu disa banorë të Shkallnuerit në Golem kanë në këto radhë të gjata për të pasur një përgjigje që kur ra tërmeti i 26 nëntorit, ata janë ende pa përgjigje në dyert e bashkisë, madje ata ankohen se kanë kryer disa herë aplikime por ato janë humbur nga ana e bashkisë.

“Ne kemi bërë disa aplikime, i kanë humbur, tani kemi ardhur të bëjmë aplikimin prapë. Ata po tallen me ne, s’kemi çfarë të bëjmë. As bonusin e qerasë asnjëherë nuk na është miratuar, dosja më ka humbur 3 herë”, thonë ata.

Banorët të cilët kanë pësuar dëmtime në banesat e tyre, kanë deklaruar për abcnews.al se nuk janë në gjendje të kryejnë aplikimin online për të cilin qeveria ka njoftuar se fillon prej 29 janarit./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono