Banka Amerikane e Investimeve njofton nënshkrimin e marrëveshjes me Bankën Kombëtare Greke për blerjen e NBG Albania

17:38 | 02/02/2018

Banka Amerikane e Investimeve njoftoi sot nënshkrimin e marrëveshjes me Bankën Kombëtare Greke për blerjen e NBG Albania.

NBG Albania operon në tregun shqiptar prej vitit 1996 dhe është e njohur për kreditë inovative individuale. Banka ka një bazë të gjërë klientësh depozitues dhe shtrirje të rrjetit të degëve në qytetet kryesore të Shqipërisë.

Kjo marrëveshje dëshmon besimin në mundësitë e tregut bankar shqiptar dhe në ekonominë shqiptare të një prej investitorëve më të mëdhenj amerikanë, në Shqipëri dhe rajon.
Banka Amerikane e Investimeve, gjatë dy viteve të fundit, është kthyer në një histori suksesi duke shënuar rritje rekord të nivelit të depozitave, fitimit, likuiditetit, dhe mjaftueshmërisë së kapitalit.

Ёshtë veçanërisht domethënës, përmirësimi i cilësisë së portofolit të kredive si rrjedhojë e punës me integritet, përkushtim dhe profesionalizëm të punonjësve të Bankës Amerikane të Investimeve si dhe bashkëpunimit me Tranzit Finance, kompaninë më të madhe dhe më me eksperiencë në blerjen dhe mbledhjen e kredive me probleme në Shqipëri.

Banka Amerikane e Investimeve vlerëson veçanërisht dedikimin dhe eksperiencën e stafit të NBG Albania dhe shpreh vendosmërinë dhe përkushtimin ndaj cilësisë së lartë të shërbimit të klientëve.

Përfundimi i transaksionit është subjekt i aprovimit të Autoriteteve Rregullatore vendase./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono