Banesa iu shemb për Unazën në Shkozë, ABC News në familjen e 61 vjeçares me djalin e sëmurë

16:00 | 31/10/201916:000

Familjet që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe në Shkozë dhe u janë shembur shtëpitë dy javë më parë thonë se shteti nuk i ka ndihmuar për të patur as një strehë. ABC News takoi një 61-vjeçare me djalin e saj të sëmurë të cilët jetojnë me qira dhe nxjerrin skrap për të siguruar të ardhura për familjen e tyre me 7 anëtarë.

Dy javë pas shembjes së banesave në Shkozë, të Mihanes dhe Arifit, të cilët së bashku me 5 anëtarë të tjerë të familjes janë detyruar të zhvendosen për të jetuar në Kamëz pa asnjë ndihmë.

Mihanja 61 vjeç shprehet për ABC News se përveç pensionit të bashkëshortit dhe atij të djalit të sëmurë 25 vjeç, nuk kanë asnjë të ardhur dhe detyrohen të gërmojnë për skrap çdo ditë për të siguruar sadopak të ardhura.

Arifi i cili vuan nga epilepsia dhe është gjysmë i paralizuar, së bashku me nënën e tij i bëjnë thirrje shtetit që të paktën të kenë një strehë ku të jetojnë me familjen e tyre.

Më 16 tetor Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit zhvilloi aksionin për shembjen e tre banesave në zonën e Shkozës, pasi preken nga devijimi i Lanës në kuadër të projektit të Unazës së Madhe. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono