Balluku në forumin e energjisë në Selanik

17:05 | 07/09/201917:050

Ballkani mund të rrisë ekonominë e tij përmes investimeve të përbashkëta në linjat e transmetimit të energjisë elektrike dhe gazit. Këto ishin qëndrimet e ministres Belinda Balluku në Forumin e Europës Juglindore për Energjinë mbajtur në Selanik.

Shqipëria ka prezantuar vizionin e saj për projekte rajonale në fushën e energjisë elektrike dhe gazit, në Forumin e Energjisë për Europën Juglindore, që u mbajt në Selanik.  Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mbajti fjalë në njërin prej paneleve të eventit.

“Në Forumin e Energjisë për Europën Juglindore u diskutua për bashkëpunimin rajonal për krijimin e linjave të interkonjeksonit qofshin këto të energjisë elektrike apo linjave të interkonjeksionit të gazit, të cilat sot kanë rezultuar që janë komponentët më të fortë në të cilat duhet të ngrihet rritja ekonomike e vendeve të Ballkanit”, u shpreh në përfundim të forumit ministrja Balluku.

Por pjesëmarrja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në këtë forum është vlerësuar edhe në një drejtim tjetër, atë të procesit të integrimit europian.

“Pjesëmarrja e Shqipërisë dhe Maqedonisë të Veriut si dy shtete që presin në muajt në vazhdim për të pasur aksesin në negociata ishte shumë interesante pasi strategjitë e vendeve tona ballkanike janë të ngjashme dhe shkojnë të gjitha në përputhje dhe në përmbushje të të gjitha kërkesave dhe rregulloreve europiane përsa i përket energjisë në rajonin tonë por në të gjithë Evropën”, tha ministrja Balluku.

Forumi i Energjisë për Europën Juglindore zhvillohet një herë në vit dhe ku palët vendosin piketat për të ardhmen./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono