Ballsh/ Rafineria e naftës e rimëkëmbur, Bankers refuzon t’i shesë naftë

15:48 | 04/11/2018

Uzina e përpunimit të naftës në Ballsh, përveç remonteve rutinë, po i nënshtrohet edhe investimeve në teknologji. Disa nga repartet e rafinerisë janë rindeërtuar, ndërsa së shpejti pritet të dalë në treg edhe benzina shqiptare e standardeve të BE-së. Por administratorët e ARMO- s kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për të furnizuar rafinerinë me naftë bruto nga Bankers Petroleum. Kjo e fundit nuk pranon t’i shesë naftë ARMO-s pavarësisht çmimit të njëjtë me atë të bursës dhe garancisë pasurore të ofruar nga ARMO.

Me përvojë dhjetëra vjeçare mbi shpinë, këta naftetarë janë të motivuar në punë si rrallëherë. Secili prej tyre e pa uzinën në kulmin e vet, rënien dhe tani ringritjen e saj

Megjithë investimet që po e transformojnë, uzina e përpunimit të naftës në Ballsh, po punon me kapacitet të ulët për shkak të mungesës së lëndës së parë, naftës bruto. Historia është paradoksale. Një kompani e huaj që zotëron naftën shqiptare por nuk pranon t’ia shesë rafinerisë së vetme ne vend, pavarësisht garancisë pasurore të ofruar dhe çmimit të njëjtë me të cilin e shet naftën jashtë. Kjo ka ndodhur deri tani me Bankers Petroleum, por drejtuesit e rinj të ARMO-s nuk kanë ndër mënd ta tolerojnë më këtë situatë.

Arjan Grubi, drejtor i uzinës: Nuk arrin dot rafineria nëse ne nuk shtojmë aktivitetin dhe nëse nuk jemi të furnizuar me lëndën e parë.

Vepra që i jep jetë jetë Mallakastrës, uzina, është objekt i manovrave të tregut rajonal të naftës prej disa vitesh. Pozita e saj e dobët dhe mungesa e investimeve e ka cuar disa herë në prag falimenti në 6 vitet e fundit.

Arjan Grubi drejtor i uzinës: Kompania seriozitetin e vet e ka dëshmuar edhe te institucionet. Megjithë transparencën tonë kemi pasur një bashkëpunim të mirë deri tani.

Tani, investimet serioze në teknologji po i kundërvihen fuqishëm faktorëve që e duan uzinën jashtë tregut të naftës.

Ndërtimi i një reparti të ri do të sjellë në treg edhe benzinën shqiptare. Produkti më i ri i uzinës së Ballshit pritet të përmbushë të gjitha normat europiane të cilësisë së karburanteve,

Fisnik Sopa, Menaxher:  Reparti bën pastrimin e benzinës, të cilën shndërron në benzinë me standarde europiane si në vitin 1995, dhe premton në projekt të shpejtë.

Reparte të ndalura prej dhejtëra vitesh, po rindërtohen. Për herë të parë në 40 vitet e ekzistencës së saj, uzina do të riciklojë gazrat duke mos lejuar shkarkimin e tyre në ajër.

Erjon Hysenaj Inxhinier: I gjithë ky impiant është i trajtimit të vajrrave. Këto gazar nuk shkarkohen në atmosferë, por do digjen në furrë dhe prodhojnë avull.

Një bilanc investimesh që e rendit denjësisht rafinerinë e ballshit mes rafinerive të tjera të rajonit. Me teknologji të përmirësuar, masa për mbrojtjen e mjedisit dhe punonjës të paguar në kohë, kombinatit i mungon vetëm një gjë, nafta bruto të cilën bankers e eksporton.

Fama e keqe e produkteve të uzinës rezulton pjesë e marifeteve të një tregu ku kompanive dominuese nuk u intereson një rafineri nafte në shqipëri.

“Është i çertifikuar edhe për jashtë shtetit”.

Dy vjet më parë qeveria premtoi se nafta e bankers do të furnizojë plotësisht rafinerinë e ballshit por kjo nuk ka ndodhur ende. Bankers petroleum  nuk pranon t.i shesë armos më tepër se 20 mijë tonë naftë ndërsa uzinës i duhen mbi 70 mijë tonë naftë në muaj që të punojë me eficencë. As premtimi i qeverisë dhe as 23 miljone dollarët e ofruar si garanci bankersit që kjo t’i shesë naftë, nuk e kane ndryshuar situatën.

Pavarësisht refuzimit nga Bankers, uzina po punon duke shlyer pagat e punonjësve dhe detyrimet, në kohë.

Investitorët Bylis dhe Tosk Energy akuzuan Bankers Petroleum për abuzim me pozitën dominuese.  Autoritetit të konkurencës i është kërkuar të hetojë ndërsa qeverisë të ndërhyjë.

Uzina e përpunimit të naftës në ballsh ka 1000 punonjës të gjithë naftëtarë me eksperiencë. Ndalesat e punës  për shkak të kolapseve financiare të armos kanë cuar në protesta të naftëtarëve. Prej muajit mars të këtij viti uzina po menaxhohet nga komoanitë tosk energy dhe bylis të cilat për herë të parë pas dekadash po investojnë në teknologji. Uzina ose sic quhet zyrtarisht, kombinati i përpunimit të thellë të naftës është një sektor strategjik i ekonomisë së vendit dhe si i tillë nuk i nënshtrohet prodeurave të zakonshme të falimentit. Është vepra më e rendësishme e sektorit të naftës, e ndërtuar në vitin 1978.

E privatizuar 10 vjet më parë si pjesë e asteve të komoanisë armo, uzina ka ndërruar disa herë administratorë por asnjëherë nuk ka pasur investime që të garantojnë vazhdimësinë e punës.

Gazetare e ABC News, Fier: Valbona Daci

 

 




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono