Balliu: Shqiptarët vuajnë për ujin e pijshëm ky do të hapë negociatat?!

20:55 | 19/10/201920:550

“Jo-ja iu dha Ramës jo shqiptarëve. Këto janë barsoleta të Edi Ramës dhe të Spiropalit. Qeveria e tij është e dështuar”, kështu e nisi bisedën e tij, ish deputeti i PD Klevis Balliu. Balliu ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në ABC News me gazetaren Juli Xhokaxhi. Balliu tha se, Jo-ja për çeljen e negociatave nuk iu dha shqiptarëve por kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij pasi kanë kriminalizuar vendin. Sipas Balliut kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen, dhe se të gjithë akuzat që ka ngritur Partia Demokratike janë faktuar. Balliu gjithashtu në bisedën e tij, u shpreh se gjesti i Borschardt ishte i turpshëm dhe se për këtë ai duhet të jepte dorëheqjen.

“Shqiptarët vuajnë për ujin e pijshëm ky do të hapë negociatat?!Ndërkombëtarët kanë pasqyrën reale të aktualitetit shqiptar. Ministrja e jashtme e Francës sot tha që nuk kemi thënë JO vetëm për azilkërkuesit por edhe për reformën në drejtësi etj. Kështu që midis udhëheqësve të mëdhenj dhe burrave me poture zgjedh të dëgjoj udhëheqësit. Të gjitha akuzat që janë ngritur nga PD janë faktuar me seriozitetin më të madh. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen si Zaev, por ai e ka të vështirë sepse është i kapur nga krimi, ka futur duart te xhepat e qytetarëve shqiptarë“, tha Balliu.

I pyetur nga gazetarja Juli Xhokaxhi se çfarë u bë me peticionin që kishin ndërmarrë banorët e unazës së re kundër ambasadorit Berndt Borschardt, Balliu tha:

“Vazhdon një vrull i madh i mbledhjeve të firmave sepse ai ishte një nga aktet më të turpshme dhe më të ulëta, një akt i një militanti të partisë socialiste. Vetëm një militant i Edi Ramës mund ti tregonte gishtin në atë mënyrë barbare dhe ofenduese nënave dhe motrave dhe zonjave shqiptare. Ne kemi shumë respekt për të huajt por jo të vijnë e të na shajnë nënat dhe motrat këtu me gjeste. Akt i turpshëm, falja është dorëheqja. Qindra firma janë mbledhur për këtë dhe do vazhdojnë akoma të tjera”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono