Balliu: Me arrestimin e banorëve Rama do të shuajë protestën si institucion

15:51 | 10/10/201915:510

Në lidhje me arrestimin e tre banorëve te unaza e re për bllokim të qarkullimit rrugor, një vepër që dënohet me 3 vite burg dhe kundërshtim të punonjësve të policisë, ka reaguar edhe ish deputeti demokrat Klevis Balliu, I ftuar në studion e ABC News Balliu shprehet se ajo protestë është çdo ditë për 12 muaj kundër një afere korruptive. Ai akuzon kryeminsitrin rama se me arrestimine banorëve kërkon të shuajë protestën si institucion dhe të kthejë diktaturën.

“Ndryshimi i kodit penal nuk është një kod penal, bllokimi i rrugëve ka qenë gjithnjë problem ka pasur gjithmonë ligj për të po bëhet fjalë për protestë dhe jo bllokim rrugësh. Në çdo vend të botës kur ka protestë bllokohen rrugët, ajo protestë është çdo ditë për 12 muaj kundër një afere korruptive e dalë boje nga Evropa e deri në SHBA, ku u falsifikua firma e sekretarit të shtetit, ku në mënyrë hajduteske qeveria donte të vidhte 40 mln euro. Sot ata kërkojnë të rivendosin skemën e vjedhjes prandaj drejtuesit e ARRSH nuk pranojnë të rrinë në atë post se e dinë shumë mirë që ajo aferë do i vërë para ligjit”.

Për Balliun ata banorë duhen dekoruar pasi i shpëtuan qyetarëve 40 mln euro nga një aferë korruptive dhe i dhanë shtetit shqiptar 1.6 mln euro.

“Kjo protestë ka dalë te Zëri i Amërikës që protestohet përditë. Nuk ka ndonjë gjë të re. Pse sot do t’i arrestojë? Se do të shuajë protestën si institucion, kërkon të kthejë diktaturën. Ata banorë janë në të drejtë të ligjit e Kushtetutës. Akuza është pse ti del në protestë?. Kush e vendos legjitimitetin e një proteste?. Në atë protestë nuk pati përplasje, për çfarë u arrestuan? Thjesht se mbrojnë shtëpitë te tyre kundër aferave korruptive.

Kush është arrestuar për vjedhjen e 40 mln eurove? Ku është Arta Marku? Pse nuk jep vendim për këtë çështje apo do ia kalojë Dibrës këtë çështje siç kaloi 184. Protesta ishte dje në 6 e 30 do jetë nesër dhe në vijim është përditë. Policia njoftohet për protestën. Është çdo ditë deri sa të zgjidhet ky problem.

Ata banorë i shpëtuan qytetarëve 40 mln euro që donte t’ia vidhte Edi Rama dhe në sajë të asaj proteste shteti ka fituar 1.6 mln euro. Rama kërkon me çdo kusht të asgjësojë sistemin demokratik. Sulmon të drejtën për të protestuar.”/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono