Balla: Venecia dëshmoi se presidenti nuk është bazuar në ligj për çdekretimin e 30 Qershorit

12:37 | 14/10/201912:370

Komisioni i Venecias sipas kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dëshmoi në opinionin e tij se Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk është bazuar në ligjet e vendit ndërsa vendosi të çdekretojë zgjedhjet e 30 Qershorit.  Balla gjithashtu iu përgjigj gazetarëve dhe rreth gjestit që Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Borchardt bëri para protestuesve të Unazës së Re.

“Komisioni i Venecias në opinionin e tij drejtuar Kuvendit të Shqipërisë qartëson se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në veprimet e tij nuk është bazuar në Kushtetutën e vendit dhe në kuadrin ligjor. Nuk besoj që ka ndonjë mendje juristin Shqipëri që kur thua nuk je bazuar në ligj dhe Kushtetutë nuk do të thotë që ke shkelur Kushtetutën. Po aq e rëndësishme është që është në tagrin e Kuvendit dhe gjykatës Kushtetuese të vlerësojë nëse kjo shkelje është e rëndë ose jo”, tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar socialist komentoi edhe gjestin e ambasadorit Bernd Borchardt.

“Ambasadori i OSBE-së është një ambasador i një institucioni shumë të rëndësishëm. Mua më vjen keq që parti të caktuara në Shqipëri, për më së shumti PD, problemet e veta i sheh te qëndrimi i ambasadorëve. Ambasadorët për çdo rast shprehin qëndrimet e vendeve apo organizatave që kanë nderin të përfaqësojnë. I bëj thirrje PD-së që të heqë dorë nga sulmet ndaj ambasadorëve”, tha Balla./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono