Balla për akuzat ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës: Ka përgjegjësi personale

13:07 | 13/01/202013:070

Gjatë një komunikimi me median ditën e sotme kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla, u shpreh në lidhje me dekretin e kthyer nga presidenti Meta në kuvend për paketën antishpifje, për kreun e  Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë por edhe në lidhje me akuzat që ka bërë së fundmi Partia Demokratike, ndaj kryebashkiakut të Mallkastrës Qerim Ismailaj.

Balla tha se Partia Socialiste nuk ka asnjë përgjegjësi për çështjet individuale të gjithsecilit.

“Partia socialiste ka një vendim politik që nuk ka asnjë përgjegjësi politike për përgjegjësitë individuale të gjithësecilit në PS, në këtë rast ka përgjegjësi personale. Në çdo rast hetimin dhe në lidhje me akuzat është detyrë e prokurorsë së përgjithshme”, tha Balla.

Sipas denoncimit të bërë nga Partia Demokratike, Ismailaj është  dënuar  nga gjykata greke, dënim të cilin nuk e ka shënuar në formularin e dekriminalizimit.

Ndërkohë Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedimin për Kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj  dhe ka nisur verifikimin për figurën e tij. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono