Balla: PD e përfshirë në një skemë kriminale, prokuroria të hetojë

19:15 | 17/05/2018

Partia Socialiste përsërit se audio-përgjimi i opozitës është sajesë mafioze edhe pas dëshmisë publike të dëshmitarit X. Albert Veliun personin që bisedon me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla e quajti mashtrues të rëndomtë. Balla i kerkoi Prokurorisë të nisë hetimin dhe Veliun ose ta marrë të pandehur ose t’i sigurojë mbrojtje.

Partia Socialiste përsërit se audio –përgjimi ku i përfshirë është vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është një sajesë, madjesajesë mafioze sipas Taulant Ballës.

Kryetari i grupit parlamentar socialist akuzoi drejtpërpdrejt kryetarin e Partisë Demokratike

“Ajo cfarë ndodhi sot me paraqitjen publike të personit që pretendon se ka qënë në bashkëbisedimin e bërë publik nga PD, ndërmjet tij dhe vëllait të ministrit të brëndshëm, është tregues i shndërrimit të një partie politike në një organizatë që përdor forma mafioze të adresimit të interesave të tyre.

Dhe mëse pari sot, për fatin e keq të të gjithëve ne, rezulton se se Lulzim Basha është autor, regjisor dhe aktor i videopërgjimit të montuar, me të cilin shpreson të bllokoj negociatat e Shqiperisë me BE”.

Albert Veliun i cili deklaroi se është ai dëshmitari X që ka biseduar me Agron Xhafajn, Balla e quajti mashtrues të rëndomtë që u përdor nga Partia Demokratike.

“Nuk ja vlen të debatosh për vërtetësin e deklarimeve të një njeriu që edhe pa e njohur dhe pa e ditur kush është, si drita e diellit duket qartë që është një mashtrues fare i rëndomtë i dënuar disa herë dhe për disa lloje veprash penale !!

Një individ me një skedë të rëndë kriminale brenda e jashtë vendit që pranon publikisht se është përdorur nga PD për këtë mashtrim, duhet të përballet me drejtësinë, bashkë me regjisorin e tij.

Ajo cfarë duhet të sjellim fortë në vëmendje të opinionit publik dhe vecanërisht të institucioneve përgjegjëse shtetërore është fakti se është e rrezikshme për fatin e demokracisë skema dhe metoda që përdor PD.

Si mundet një parti politike në një vend të Europës të ketë këtë sjellje me ligjin dhe institucionet ?!!”.

Kryetari i Grupit Parlametar socialist i kërkon prokurorisë të nisë hetimet sa më shpejt për atë që Balla e cilësoi sulm kundër institucioneve të shtetit.

“Situata është shumë e rrezikshme.

Ky person duhet ose të merret i pandehur, ose mqs PD e konsideron dëshmitarin e vetë të merret në mbrojte të posacme nga prokuroria e krimeve të rënda. Çdo gjë mundet të pritet nga ata që e thirrën për ta përdorur për të fabrikuar dëshmi të tilla dhe më pas i prenë biletën për ta larguar nga vendi.

Ky është një sulm i rrezikshëm kundër institucioneve të shtetit, ndaj prokuroria duhet të veprojë sa më shpejt dhe me sa më shumë vendosmëri për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje”.

Partia Socialiste sipas Taulant Ballës do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje që ai quajti shantazh kundër ministrit përgjegjës për luftën kundër krimit. /abcnews.al

 

 

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono