Balla e publikoi në Kuvend, Basha: Nuk e njoh personin në foto


13:40 | 29/06/2018

Përgjigjen për foton e bërë publike nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, në seancë plenare, sipas të cilit kryedemorkati Lulzim Basha ka lidhje dhe implikohet drejtpërdrejt përmes vëllait të porositësve të miliona eurove të sekuestruara në makinat “Toyota Yaris” në Durrës ditë më parë, ia dha interesimit të gazetarëve.

“Parashtrimi i fotos vërteton vetëm se Taulant Balla është kapobanda dhe e ka marrë atë foto nga banda e Elbasanit. Unë takoj me mijëra njerëz si politikan. Nuk e mbaj mend atë person, as nuk më ka prezantuar njeri me atë person. Është apo nuk është ai, këtë nuk mund ta them unë, Një gjë është e saktë: Nëse është ai, ta marrin, ta arrestojnë që tani. Ta arrestojnë në këtë moment, nëse ky qenka personi i dyshuar”. 

Përpjekje për t’ia hedhur përgjegjësisë e quan kryeopozitari akuzën e materializuar me fotografinë e zotit Balla dhe padinë e këtij të fundit për shpifje, e cila pritet t’i përballë në gjykatë më 10 Korrik.

“E para, paratë janë të bandës së Elbasanit. Se çfarë janë aksesorët e tjerë, pak rëndësi ka. E dyta, policia është njoftuar nga partnerët. Dhe e treta, këto janë para droge, të cilat pastrohen me bekimin dhe garancitë e kupolës socialiste, në këtë rast të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS. Normalisht, policia duhet ta kishte ndjekur se ku do të kishin shkuar paratë, duhet të kishte ndjekur informacionin që u ka shkuar i plotë nga agjencitë serioze të ligj zbatimit. Por, natyrisht, policia nuk është aty as për të arrestuar kokat e krimit, as për të vënë para përgjegjësisë Taulant Ballën, që është garantues i marrëveshjes. Është aty për t’u marrë me denoncuesit dhe jo me krimin”.

I pyetur nga ABC News nëse përshkallëzimi i aksionit opozitar pas refuzimit të hapjes së negociatave me Shqipërinë edhe këtë vit përfshin edhe një bojkot të mundshëm të parlamentit, kreu i selisë blu konfirmoi se diskutimet kanë nisur, të gjitha opsionet janë në tavolinë dhe se intensifikimi i këtij aksioni pritet në ditët e ardhshme./abcnews.al

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono