Balla-Basha, çështja kalon tek Gjykata e Tiranës


13:53 | 10/07/2018

Gjykata e Krimeve të Rënda ia kalon për kompetencë Gjykates se Tiranes perballjen Basha- Balla, pas padisë së këtij të fundit ndaj kreut demokrat për shpifje, lidhur me akuzat për 3.4 milionë eurot të gjetura në dy makina “ToyataYaris”.  Taulant Balla u paraqit në gjykatë, ku kërkoi ballafaqim me Bashën dhe jo me avokatët e tij. Ndërsa kryetari i PD ndodhet në SHBA për një vizitë pune.

“Ditën e martë të pres në Gjykatën e Krimeve të Rënda Lulzim”.

Dhe e mbajti fjalën kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Por jo ai që paditi për shpifje, Lulzim Basha.

“Thonë që ka ikur në SHBA. Të paktën ka një detyrim edhe ligjor që përpara organeve ligjzbatuese amerikane të japë shpjegime për aferën 500 mijë dollarësh pme paratë ruse të sponsorizuara për PD-në”.

Prandaj Taulant Balla e pa të arsyeshme të sqarojë në hyrje të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që do të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit vetëm nëse është edhe kryetari i Partisë Demokratike.

“Me punëtorët e Lulzimit nuk përballem. Unë jam gati të përballem drejtëpërsëdrejti me Lulzimin. Do ta pres edhe nëse vonohet nga Amerika”.

Kreu i grupit parlamentar përsëriti dyshimet e tij për lidhjet e kreut demokrat me dy vëllezërit e çështjes “Toyota Yaris”, ku u sekuestruan 3. 4 milionë euro.

“Sepse ka elementë të rinj që e bëjnë Lulzim Bashën një person që ka pasur dijeni. I njeh mirë personat të cilët janë në kërkim nga organet ligjzbatuese”.

Ai premtoi se do t’i shpërndajë në media të mërkurën provat e reja që implikojnë sipas tij kryetarin e Partisë Demokratike me dy kushërinjtë Vladi që janë në kërkim. Por ajo që e pret me padurim është vendimi i gjykatës përmbajtjen e të cilit e di që tani.

“Me vendim gjykate, Lulzim Basha do të më kërkojë ndjesë”.”

Taulant Balla nuk do të lodhet së prituri atë që ka paditur për shpifje ndërkohë që lejon avokatin e tij të bëjë detyrën brenda sallës së gjyqit.

“Avokat, të lutem shko dhe më përfaqëso përballë avokatëve dhe punëtorëve të Lulzimit. Unë po vazhdoj me gazetarët, nëse vjen Lulzim Basha jam i gatshëm që të vij para tij”.

Punëtori që përfaqëson Taulant Ballën është Eridian Salianji, ish-zëvendësministër i Drejtësisë, ndërsa Lulzim Basha përfaqësohet nga Gament Bardhi ish-ministër i Drejtësisë.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës së Krimeve të Rënda, Bardhi argumentoi se nuk ka kjo gjykatë kompetenca të gjykojë një çështje të tillë. Në përfundim të seancës së parë të padisë për shpifje që depozitoi Balla ndaj Bashës, Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën, duke e kaluar dosjen në Gjykatën e Tiranës. /abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono