Balla: 8 vite burg për ata që prishin zgjedhjet

12:26 | 25/04/2019

Mazhoranca dhe opozita e re e kanë çuar në një stad të ri marrëdhënien e tyre parlamentare. Kryetarja e grupit demokrat Rudina Hajdari propozoi 3 amendamente zgjedhore për të çuar para reformën në drejtësi. Nga ana e tij, kryetari i grupit Socialist Taulant Balla u shpreh i gatshëm për bashkëpunim, ndërsa paralajmëroi ndëshkim për të gjithë ata që prishin zgjedhjet.

Bashkimi karakterizon parlamentarët pas dorëzimit të mandateve nga opozita. Këtë herë kanë marrë përsipër të çojnë deri në fund reformën zgjedhore, duke i zgjatur dorën njëri-tjetrit. Opozita e re parlamentare vjen më konkrete në këtë seancë, duke propozuar tre amendamente.

“Përtej adresimit të rekomandimeve të OSBE/ODHIR ne kemi si komision is detyrë për të garantuar një proces të rregullt zgjedhor, për të luftuar me të gjitha mënyrat shit-blerjen e votës, për të eliminuar çdo formë të keqpërdorimit të fondeve shtetërore gjatë fushatës zgjedhore dhe do marrim të gjitha masat e duhura për mbrojtjen e listave zgjedhore dhe për manipulimin”, tha Hajdari.

Akoma më i ashpër tregohet kryetari i grupit parlamentar socialist me përcaktimin e ndëshkimit për ata që prishin zgjedhjet.

“Ndërkohë që kur kanë sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e zgjedhjeve kanë sjellë pavlefshmërinë e yre apo kanë cenuar rezultatin e votimeve të dënohen deri me burg nga tre deri në  tetë vite. Nuk ka më budallenj që të dëgjojnë Lulin dhe Monikën e që të guxojnë të ngrenë dorë kundër procesit zgjedhor”, tha Balla.

Urat e bashkëpunimit që kanë ngritur me opozitën në parlament janë të dukshme tashmë. Prandaj propozimet bujare për ta vazhdojnë nga ana e mazhorancës.

“Ajo që doja t’ju bëja thirrje të dyja grupeve politike ju lutem bëni propozimet sot për të rimarrë të gjitha pozicionet që i takojnë opozitës. Tre kryetarë komisionesh, nënkryetarin e Kuvendit dhe të gjitha delegacionet e tjera që me të drejtë i takojnë opozitës”, tha Balla.

Sipas Taulant Ballës kjo nuk do të thotë që të gjithë kundërshtarët e Lulzim Bashës janë aleatë të socialistëve.

“Ju s’keni faj, por partisë nënë thojini që Astrit Patozi është i tyre nuk është i yni”, tha ai.

Reforma zgjedhore është parashikuar të përfundojë në 28 Nëntor. Ata që do ta finalizojnë janë 10 anëtarët e rinj të komisionit të posaçëm e ndarë midis mazhorancës dhe opozitës parlamentare./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono