Balaj: Nuk duhej ky hap fals, e pabesueshme!

22:57 | 14/11/201922:570

Shqipëria barazoi 2-2 me Andorrën, një rezultat zhgënjyes. “Të them të drejtën, dëshira dhe besimi ishin maksimal për të fituar. Nuk luanim për asnjë rezultat tjetër kundër Andorrës, por do e marrim si mësim. Sigurisht që paraqitja jonë nuk ishte ajo që pritej, por e thashë dhe më parë se vijmë nga paraqitje shumë të mirë, fitorja në Moldavi dhe ndeshja kundër Turqisë. Sot ishte dëshira e madhe për të fituar”, tha Balaj për ABC News.

Kuqezinjtë shënuan të parët, por më pas miqtë përmbysën rezultatin. Gjithsesi Manaj shmangu humbjen e skuadrës së drejtuar nga Edoardo Reja. Golin e parë e realizoi Balaj, i cili pas ndeshjes tha: “Mund të bënim më shumë, e dinim që do ishte e vështirë. Nuk duhej ky hap fals. E nisëm mirë, gjë që na duhet. Të vjen keq që morëm dy gola me Andorrën dhe që nuk shënuam më shumë. Personalisht mundohem të bëj më të mirën. Trajneri vendos kush luan titullar. Unë jam i gatshëm gjithmonë të jap maksimumin”.

“Shënuam dhe nuk na mungoi kontrolli i lojës. Me një kundërshtar të tillë dihej që do ta kishim topin ne. Po mbroheshin shumë. Në fund duhet të rrezikonim më shumë. Rezultati 2-2 lë vend për diskutim. Duhet të gjithë të bënim akoma më shumë”, shtoi Balaj për Supersport.

“Të vjen keq kur shënon dy gola dhe nuk fiton. Po të thoshim para nuk do e besonim. Dolëm përpara me idenë se ishim të sigurt. Me ato dy topa që na u futën në zonë na shënuan dy herë”, deklaroi sulmuesi shkodran.

“Kemi treguar siguri në mbrojtje dhe të thuash që do na shënonte dy herë Andorra, nuk do e besonim. Duhet të përmirësohemi më shumë në këtë aspekt”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono